Vllaznia ka marre nje fitore te paster ne ndeshjen e rradhes, ate ndaj Burrelit dhe ka ruajtur distancen me ndjekesit e saj ne renditje.
Skuadra shkodrane ka fituar 3-0 ndaj matjaneve ne rikthimin e saj ne stadiumin “Loro Boriçi”.
Ne pjesen e pare ka qene braziliani Junior qe ka shenuar duke zhbllokuar rezultatin por edhe veten. Pjesa e pare eshte mbyllur 1-0.
Ne fillimin e se dytes ka shenuar Ignat me koke ne minuten e 49-te nderkohe qe goli i trete ka patur per autor kapitenin Lika ne ’74-te.
Perfundimisht 3-0 per Vllaznine.
Ne kete menyre Vllaznia merr edhe nje tjeter fitore dhe tashme duhet te mendoje per sfiden e rradhes me Dinamon. /ShkodraSport/