![](https://www.shkodraweb.com/wp-content/uploads/2021/04/betimi-vjosa-osmani-presidente.jpg?x28643)
Vjosa Osmani ka marr sot zyrtarisht detyrën e presidentes së Republikës së Kosovës. Këtë detyrë asaj ia ka dorëzuar kryeparlamentari Glauk Konjufca, i cili për pak ditë qe ushtrues detyre i presidentit.
Paraprakisht, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka parakaluar pranë gardës së FSK-së së bashku me kryeparlamentarin Glauk Konjfuca. Në ceremoni janë duke marrë pjesë ambasadorë të disa vendeve, kryeministri Albin Kurti dhe anëtarë të kabinetit qeveritar.
Osmani u zgjodh nga deputetët e Kuvendit të Kosovës, presidente e vendit të dielën, me 71 vota. Pas marrjes së detyrës, Osmani do të vazhdojë gjatë ditës me një sërë aktivitetesh.