
Nga strukturat e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve dhe Nārkøtikëve në DVP Shkodër, në zbatim të planit të masave “Për goditjen dhe parandalimin e emigracionit të paligjshëm”, pas një pune të mirorganizuar u finalizua operacioni policor i koduar “Porosia”.
Si rezultat i këtij operacioni është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit G. H., 44 vjeç, banues në Tiranë.
Ky shtetas është kapur në aksin rrugor Shkodër – Hani Hotit, duke transportuar me një mjet tip “Fiat”, 8 shtetas të huaj nga vendet e treta, drejt Malit të Zi, me destinacion final vendet e BE-së.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.
Për bashkëpunime, publikime reklamash, njoftimesh në ShkodraWeb, mund të shkruani në SMS, Whatsapp, Viber +355 67 300 20 70 ose mail: info@shkodraweb.com në çdo kohë!