Skip to content
3 June, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Vërteta të bën të lirë!

E Vërteta të bën të lirë!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Aktualitet
  • Kryesore
  • Video News

VIDEO+EMRAT – Policia e Shkodrës kap 16 pajisje për prodhim kriptomonedhash, 1 i arrestuar, 1 i shpallur në kërkim…

ShkodraWeb 1 year ago

Në vijim të punës për parandalimin, dokumentimin dhe goditjen e aktivitetit kriminal në fushën e mashtrimit kompjuterik, strukturat e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Shkodër, në bashkëpunim me Njësinë “C” në Drejtorinë Hetimore në Departamentin e Policisë Kriminale, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe OSHEE Shkodër, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative se në një magazinë, në lagjen “Salo Halili”, po ushtrohej veprimtaria e kundërligjshme e prodhimit të kriptomonedhave virtuale, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Avalon”, në kuadër të të cilit është ushtruar kontroll në këtë magazinë dhe është shpallur në kërkim shtetasi:

-Jetmir Mehja, 21 vjeç, banues në Shkodër, për veprat penale “Mashtrimi kompjuterik”; “Vjedhja e energjisë elektrike ose e impulseve telefonike”, kryer në bashkëpunim; “Fshehja e të ardhurave”; “Ushtrimi pa licencë i aktivitetit tregtar” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale”.

Gjatë kontrollit në magazinë janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, 16 pajisje elektronike, të cilat shërbenin për gjenerimin në mënyrë të jashtëligjshme të kriptomonedhave dhe dyshohet se përdoreshin nga 21-vjeçari.

Gjithashtu, si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi:

-Elvis Mehja, 43 vjeç, banues në Shkodër, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike”, e kryer në bashkëpunim, pasi dyshohet se në bashkëpunim me shtetasin Jetmir Mehja, kryenin veprimtarinë e kundërligjshme të prodhimit të kriptomonedhave virtuale.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Elvis Mehja., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa.

Në vijim të këtij operacioni u procedua në gjendje të lirë shtetasi:

-Fatjon Bengu, 33 vjeç, banues në Shkodër, me detyrë lexues i aparatit matës, në OSHEE Shkodër, për veprën penale “Shperdorimi i detyrës”, pasi dyshohet se ky shtetas ka mundësuar furnizimin e pajisjeve që gjenerojnë kriptomonedha virtuale, me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme. /Njoftim për mediat i Policisë Shkodër/

Continue Reading

Previous: MINUTA E FUNDIT – Riatdhesohen 13 shtetas shqiptarë nga kampet në Siri, mes tyre janë edhe 9 fëmijë…
Next: “Në raste të ngjashme dhe për personalitete të tilla, heshtet”, Romeo Gurakuqi kundër Gaz Bardhit për Simon Mirakajn…

TË FUNDIT

ZYRTARE – Edi Martini trajner i lirë, Teuta njofton ndërprerjen e bashkëpunimit me shkodranin e njohur të futbollit
  • Aktualitet

ZYRTARE – Edi Martini trajner i lirë, Teuta njofton ndërprerjen e bashkëpunimit me shkodranin e njohur të futbollit

1 hour ago
DETAJET – “U kap në flagrancë nga agjentë të BKH”, arrestimi i sekretares së përgjithshme të ministrisë, SPAK me njoftim zyrtar
  • Aktualitet

DETAJET – “U kap në flagrancë nga agjentë të BKH”, arrestimi i sekretares së përgjithshme të ministrisë, SPAK me njoftim zyrtar

2 hours ago
VIDEO – “Mëmësia, sipërmarrja më e madhe”, ministrja Edona Bilali takim në Shkodër me gra e vajza sipërmarrëse
  • Ekonomia

VIDEO – “Mëmësia, sipërmarrja më e madhe”, ministrja Edona Bilali takim në Shkodër me gra e vajza sipërmarrëse

2 hours ago

TË FUNDIT

  • ZYRTARE – Edi Martini trajner i lirë, Teuta njofton ndërprerjen e bashkëpunimit me shkodranin e njohur të futbollit
  • DETAJET – “U kap në flagrancë nga agjentë të BKH”, arrestimi i sekretares së përgjithshme të ministrisë, SPAK me njoftim zyrtar
  • VIDEO – “Mëmësia, sipërmarrja më e madhe”, ministrja Edona Bilali takim në Shkodër me gra e vajza sipërmarrëse
  • VIDEO – I zbulonin ditën dhe i mbulonin natën me plasmas serrat e kanabisit në Baks të Velipojës, në pranga 2 të rinj
  • VIDEO – Ndërroi jetë 1 vit më parë pas një sëmundje të rëndë, një rrugë në Kir të Dukagjinit merr emrin at Ded Gjoka
  • MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e shtunë, 3 qershor 2023…

TË FUNDIT

ZYRTARE – Edi Martini trajner i lirë, Teuta njofton ndërprerjen e bashkëpunimit me shkodranin e njohur të futbollit
  • Aktualitet

ZYRTARE – Edi Martini trajner i lirë, Teuta njofton ndërprerjen e bashkëpunimit me shkodranin e njohur të futbollit

1 hour ago
DETAJET – “U kap në flagrancë nga agjentë të BKH”, arrestimi i sekretares së përgjithshme të ministrisë, SPAK me njoftim zyrtar
  • Aktualitet

DETAJET – “U kap në flagrancë nga agjentë të BKH”, arrestimi i sekretares së përgjithshme të ministrisë, SPAK me njoftim zyrtar

2 hours ago
VIDEO – “Mëmësia, sipërmarrja më e madhe”, ministrja Edona Bilali takim në Shkodër me gra e vajza sipërmarrëse
  • Ekonomia

VIDEO – “Mëmësia, sipërmarrja më e madhe”, ministrja Edona Bilali takim në Shkodër me gra e vajza sipërmarrëse

2 hours ago
VIDEO – I zbulonin ditën dhe i mbulonin natën me plasmas serrat e kanabisit në Baks të Velipojës, në pranga 2 të rinj
  • Aktualitet

VIDEO – I zbulonin ditën dhe i mbulonin natën me plasmas serrat e kanabisit në Baks të Velipojës, në pranga 2 të rinj

3 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • BOTUESI
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Botues Blerti Delija | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb by BDgraphDesign.