Si rezultat i një hetimi proaktiv, të ndjekur për disa javë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Shkodrës, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Gjurmimi”.
Si rezultat i këtij operacioni, në lagjen “Vasil Shanto”, u kapën në flagrancë dhe u vunë në pranga shtetasit Agron Doçaj, 34 vjeç dhe Liridon Gjoka., 32 vjeç.
Nga kontrollet në automjetin që drejtonte 32-vjeçari dhe ku ishte pasagjer shtetasi Agron Doçaj, shërbimet e Policisë gjetën 1100 fara cannabisi që posedoheshin nga drejtuesi i automjetit, me qëllim shitjen.
Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit në banesën e pasagjerit që ndodhej në automjetin ku u gjetën farat e cannabisit, Policia gjeti dhe sekuestroi 1 armë gjahu, 20 fishekë dhe 2 radio si të Policisë.