VIDEO – Zjarret në Bashkinë e Shkodrës, Spahia dhe Angoni takohen gjatë inspektimeve të situatës në territor

Ditën e sotme, ka qenë një situatë mjaft e vështirë në Shkodër. Brenda një harku kohor të shkurtër, janë shfaqur tre zjarre në Bardhaj, Velipojë dhe në Berdicë.

Pikërisht në Berdicë ishte për inspektim të situatës kryebashkiaku Bardh Spahia, i cili ka rastisur në një njëjtën kohë me prefekten e Qarkut Shkodër Majlinda Angoni. Ata janë prononcuar për mediat.


Bardh Spahia, kryetar i Bashkisë Shkodër: Jemi perballur me nje situate te veshtire, me disa vatra zjarri ne kohe te njejte. Fale punes se zjarrfikesve jane dominuar keto situata dhe kryesisht situata eshte nenkontroll. Nevojiten mjete nga ajri aty ku eshte e pamundur nderhyrja. Do duhej qe qeveria te ishte me prezente.

Majlinda Angoni, prefekte e Qarkut Shkodër: Jemi ne nje situate kritike. Momentalisht jane 60 forca te ushtrise ne terren te cilet po punojne per shuarjen e zjarrit. Shume e veshtire eshte nderhyrja ne Vilez per shkak te terrenit. Sigurisht qe prioritet eshte jeta e njerzve dhe e banesave te tyre.
Duhet koordinim me i mire i Bashkise Shkoder, sidomos ne Vilez.

Flitet per situata te menaxhueshme, dhe nuk eshte koha per nderhyrje me helikopter. Duhet te bejme denoncime per çdo rast te dyshimte dhe duhet solidaritet i madh ne kete situate ne te cilen ndodhemi.