“Nuk lihen njerëzit as pronat e tyre për karriget tuaja”, zjarret në Shkodër, Edona Bilali sulmon bashkinë: E ka mendjen tek furgonat…

Shkruan në Facebook deputetja e Shkodrës Edona Bilali, njëkohësisht ministre për Mbështetjen e Sipërmarrjes dhe koordinatore e PS- së për Qarkun Shkodër: Shkodra ka në këto momente disa vatra aktive dhe këtë herë vështirë që të dalin pa dëme materiale por Bashkia sigurisht e ka mendjen tek furgonat që duhen mbushur për mitingun.

LEXONI EDHE: Situata e zjarreve në Shkodër, reagon kryebashkiaku Spahia, refuzon të futet në debatin politik të hapur…


S’ ka non grata që ju mban me këtë mungesë vëmendje ndaj situatës së zjarreve! Kjo është zgjedhje për të lejuar dëmet me shpresën që revolta të vijojë. Është çu i madh e i vogël me ba punë që si kemi tagër as kemi eksperiencë, me kërku ndihmë nga të katër anët sepse qëllimisht po lejohet situata të vijojë.

Po merremi sepse njerëzit janë të parët pavarësisht se ndokujt i intereson skenari fatkeq i provokuar nga dora e ndonjë tifozi nongrata me shpirt kallkani!

Vija e parë e frontit të zjarrëfikësve janë në terren dhe i përulem me mirënjohje për çfarë po bëjnë por mungesa e koordinimit lart është e pafalshme! Qytetarët nga taksat e të cilëve paguheni do tju mallkojnë, nuk lihen njerëzit as pronat e tyre për karriget tuaja!!!