Vllaznia starton nesër Superligën në transfertën e vështirë të Laçit. Siç është traditë, para ndeshjas ka folur për mediat trajneri Thomas Brdariç. Duke folur për gjendjen e skuadrës, ai ka kujtuar se nuk i ka të gjithë lojtarët në dispozicion në ndeshjen me kurbinasit. Por tekniku kuqeblu i ka konsideruar “probleme të vogla” teksa ka kujtuar se ka mundësi për ti zëvendësuar.
Prej vitesh tashmë Vllaznia nuk fiton në Laç. Megjithatë, pyetjes së gazetarëve nëse Brdariç mendon të kthehet me 3 pikë nga ndeshja në Laç, trajneri Brdariç shprehet shkurt, qartë dhe në gjuhën shqipe: Po! Sipas teknikut gjerman, Superliga sivjet është më e balancuar duke parë përbërjet e ekipeve, por megjithatë mendon se Vllaznia do të bëjë mirë këtë sezon.