Vllaznia dhe Egnatia përballen me njëra-tjetrën në sfidën e javës së 35-të Kategorisë Superiore në stadiumin “Loro Boriçi”.
Shkodranët që gjenden në vendin e 5-të me pikë të barabarta me Kukësin synojnë Europën me një trepikësh në ndeshjen e sotme duke shpresuar dhe tek një hap fals të skuadrave të tjera.
Egnatia nga ana tjetër e ka të siguruar vendin e 8-të në renditje, me rrogozhinasit që janë në pritje të përfundimit të sezonit për të luajtur Play-offin për qëndrimin në Superiore.
MINUTA E 19- TË: Aralica merr një krosim shumë të bukur dhe me kokë gjen rrjetën dhe avantazhin për shkodranët.
MINUTA E 38- TË: Latifi tregohet shumë i shpejtë dhe i merr kohën mbrojtësit dhe portierit, me topin që Agbekpornun që e prek në momentin e fundit për të dyfishuar shifrat për shkodranët.