
Ndriçim Shtubina i jep fund futbollit të luajtur mes duartrokitjeve në “Loro Boriçi”. Futbollisti Shkodra, pjesë e Engatias, zgjodhi pikërisht stadiumin e vendlindjes së tij për t’u përshëndetur me tifozët, aty ku ka luajtur pjesën më të madhe të karrierës së tij futbollistike.
Mesfushori i rritur në akademinë e Vllaznisë shkoi të përshëndetej me ata pak tifozë shkodranë që ishin në stadium dhe nuk mundi t’i përmbante lotët i keqardhur për mbërritjen e momentit përmbyllës të karrierës së tij.
Në moshën 35-vjeçare, Shtubina ka vendosur të thotë mjaft, megjithatë do të japë kontribut për ekipin rrogozhinas edhe në javën e fundit të Superiore dhe në sfidën e play ou-tit, vendimtare për qëndrimin e Egnatias në Superiore.
Shtubina “var këpucët në gozhdë” në qytetin e tij të lindjes por edhe që i dha famën e futbollistit. Ndërkohë, mësohet se Egnatia i ka ofruar mundësinë e të qënurit drejtues klubi.
Për bashkëpunime, publikime reklamash, njoftimesh në ShkodraWeb, mund të shkruani në SMS, Whatsapp, Viber +355 67 300 20 70 ose mail: info@shkodraweb.com në çdo kohë!