![](https://www.shkodraweb.com/wp-content/uploads/2024/03/elsid-sadiku-kablli-vjedhur-2024-1024x536.jpg?x28643)
3 rrugë të qytetit të Shkodrës kanë re pre e dëmtimeve të ndriçuesve rrugore. Demtimi është realizuar ende nga persona të paidentifikuar ndërkohë që bashkia Shkodër ka marrë masat për riparimin e këtyre dëmtimeve të cilat konsistojnë në vjedhjen e kabllit të furnizimit me energji elektrike të ndricuesve rrugore.
Elsid Sadiku, inxhinier i ndricimit rrugor, në një interviste per mediat ka bere edhe evidentimin e ketyre rasteve.
Rruga “Isuf Sokoli”, zona e Xhabijeve dhe rruga “Brioti”, kanë rënë pre e grabitësve të kabllit të ndricimit rrugore ndërkohë që Bashkia Shkodër ka depozituar çështjen pranë organeve kompetente per ndeshkimin e autoreve dhe venien e tyre para përgjegjësisë.