Bashkia e Shkodrës vazhdon zbatimin e planit të veprimit për hapjen dhe pastrimin e rrjetit kullues në njësitë administrative. Aktualisht po punohet në fshatin Trush të Njësisë Administrative Berdicë, ku janë hapur dhe pastruar mbi 18.000 metër linear kanale kulluese.
Ndërhyrja për vënien në eficencë të plotë të skemës kulluese, po përqendrohet në zonat ku ka patur përmbytje. Hapja dhe pastrimi i kanaleve kulluese, është drejtpërdrejt në favor të kultivuesve të tokave në zonat ku po punohet por i paraprihet edhe çdo situate të padëshiruar që mund të krijohet nga përmbytjet apo reshjet.
Në Trush, po hapen dhe pastrohet kanale ku nuk është ndërhyrë prej 30 vitesh. Paralemisht, puna vazhdon edhe në Velipojë, ndërsa pas Trushit të të vijohet edhe me Berdicën dhe me fshatrat e njësive të tjera administrative në Bashkinë e Shkodrës.