Kjo e martë ka shënuar festën ndërkombëtare të fëmijëve 1 qershorin. Bashkia Shkodër në bashkëpunim me organizatat në mbrojtje të të drejtave të fëmijëve ka hapur ekspozitën me piktura të nxënësve të shkollave 9-vjeçare. Kryetarja e bashkisë Voltana Ademi uroi festën e fëmijëve ndërsa tha se ato janë thesari më i çmuar në çdo familje.
Rudina Kruja, eksperte për zhvillimin social të fëmijëve në bashkinë Shkodër tha se përveç festimeve, kjo ditë duhet të shërbejë si ditë reflektimi për të gjitha institucionet për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve.
Festimet për 1 qershor rikthehen një vit pas përhapjes së pandemisë. Mesazhi që u përcoll nga kjo ekspozitë ishte angazhimi i institucioneve në mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve gjatë gjithë vitit, jo vetëm në ditë të veçanta.