Vajzat kuqeblu të futbollit, vazhdojnë të jenë të paarritshme në Superligë. KFF Vllaznia ka arritur një tjetër fitore shumë të thellë, duke i shënuar plot 11 gola vajzave të Tiranës. Si zakonisht, ka spikatur Megi Doçi me tre golat e shënuar, futbolliste që po arrin në nivele europiane e botërore, ndërsa rekordet e saj në Shqipëri, sipas gjasave nuk do arrijë ti thyejë askush.
Ecuria e deritanishme, duke mbyllur me një fitore më shumë se tenistike 2019-ën, janë fryt i punës së vajzave, stafit teknik dhe sigurisht presidentit Lazër Matija, i cili ka rritur edhe objektivat për Champions Legague, ku KFF Vllaznia është pjesëmarrëse rregullisht si kampione e padiskutueshme e Shqipërisë. Më sipër, për kënaqësinë tonë por edhe tuajën, ndeshja e filmuar dhe montuar nga Mark GJEKA.