VIDEO – Vllaznia U15 vazhdon paraqitjet shumë të mira në kampionat, mund edhe bashkëmoshatarët e Tiranës…

Pas humbjes javen e kaluar ndaj Internacional, Vllaznia U15 eshte rikthyer serish tek fitorja ne kampionat. Djemte kuqeblu e kane fituar ndeshjen e rradhes, ate te luajtur ne fushen sportive “Reshit Rusi” ndaj Tiranes me rezultatin 2-1.


Protagonisti kryesor i ketij suksesi ka qene sulmuesi Ersi Zaganjori. Ai ka shenuar te dy golat per ekipin shkodran, nga nje per secilen pjese loje dhe ndonese per bardheblute ka shenuar Ageja ne minutat e fundit, por goli i tij nuk ka mjaftuar per asgje.

Ekipi kuqeblu kesisoj e mbyll kete vitin 2019 ne vendin e dyte ne renditje, me 27 pike te grumbulluara pas 9 fitoresh dhe 2 humbjesh.

Trajneret Zhejani e Zmijani kane ne dispozicion nje grup lojtaresh te talentuar te cilet gjithsesi duhet te vazhdojne te punojne fort per te permiresuar disa gabime qe jane verejtur ne lojen e tyre.

E rendesishme mbi te gjitha eshte qe keta lojtare te mesojne te luajne bukur futboll dhe te kene nje karriere te suksesshme perpara.

Mbështet ShkodraWeb Media

Rezultati 2 -1 shënon fitoren e rradhës, ndërsa më poshtë mund të shijoni një përmbledhje të kësaj ndeshje të përgatitur nga kameramani & montazhieri Mark GJEKA.

ShkodraWeb Channel