Edona Bilali vetofrohet si “urë lidhëse në mes Bashkisë së Shkodrës dhe qeverisë Rama për të mirën publike”. Kështu është shprehur vetë ajo, në cilësinë e deputetes së zgjedhur të Shkodrës dhe kryesuese e listës së PS- së për Qarkun e Shkodrës. Gazetarët ishin njoftuar nga vetë Bilali se ajo dë të kishte një takim me kryebashkiakja Voltana Ademi në Bashkinë e Shkodrës.
Në fakt, ajo është parë të hyjë dhe të dalë nga Bashkia e Shkodrës dhe më pas, është ndalur për t’ ju përgjigjur pyetjeve të mundshme të gazetarëve, pasi më herët nënvizoi se i kishte kërkuar takim kryetares së Bashkisë Shkodër Voltana Ademi për të folur për Shkodrën.
Bilali e ka konsideruar shumë pozitiv takimin me Ademin dhe zëvendëskryetarët e Bashkisë Shkodër, teksa e ka konsideruar siparin e një seri takimesh për të mirën e qytetarëve. Ajo ka përsëritur se kryeministri Rama e do shumë Shkodrën dhe prova do të jetë gjatë këtij mandati.
Nga ajo çfarë është bërë, më saktë nuk është bërë për Shkodrën, shkodranët kanë të drejtë të jenë skeptikë. Sepse kanë kaluar 8 vite qeverisje me kryeminstër me Edi Ramën dhe investimet janë sjellë rrotull, pa hyrë në Bashkinë e Shkodrës, e aq më pak, në qytet. Shpresojmë e urojmë që Edona Bilali të jetë e aftë të mbajë premtimin e saj publik.