
Tirana do të presë nesër në orën 21:00 finalen e madhe të Conference Leauge në stadiumin “AIR Albania”, ku do të sfidohen Roma dhe Feyenoord.
Kjo ngjarje po pritet me shumë padurim dhe emocion nga shqiptarët ndërsa tashmë kanë mbrërritur në kryeqytet tifozët e të dyja skuadrave.
Një situatë e pazakontë ka ndodhur me një tifoz të skuadrës së Feynoord me gazetaren Glidona Daci. Kjo e fundit po përgatitej për të raportuar nga zona e Pedonales ku ishin mbledhur tifozët hollandezë, ndërsa njëri nga ata i afrohet dhe e puth në faqe.
Më tej tifozi i kërkon të formojnë një zemër me duar dhe largohet pasi i dhuron edhe një puthje tjetër gazetares. Daci e mori me mjaft sportivitet situatën, duke buzëqeshur dhe më pas nisi të raportojë.