
“Është diskriminues për qytetarët shqiptarë”, kështu është shprehur në seancën plenare të Kuvendit, mes zhurmës së bilbilave të opozitës, deputetja e Shkodrës Edona Bilali, lidhur me “kartonin jeshil” që duhet të blejnë drejtuesit e automjeteve sa herë kalojnë në Malin e Zi.
Zyrtarisht, ajo ka kërkuar që kjo tarifë të hiqet për të lehtësuar ekonominë e shqiptarëve e sidomos shkodranëve, të cilët janë vizitorët më të shpeshtë të Malit të Zi, edhe për shkak të afërsisë gjeografike.
“Kartoni jeshil” është i detyrueshëm para kalimit në territorin e Malit të Zi dhe kërkesa për heqjen e tij është e përsëritur prej shumë vitesh. Shpresojmë që këtë herë, të merret parasysh kërkesa e deputetes Edona Bilali.