Në orën 16:30 piritet të mblidhet Këshilli Kombëtar i Rithemelimit, mbledhje që do të paraprihet nga ajo e kryesisë në orën 14:30. Në mbledhjen e kryesisë do të propozohen dy ndryshimet në Statut, të cilat do të votohen më vonë në Këshillin kombëtar.
Votimi do të jetë i hapur ndërsa miratimi i ndryshimeve kërkon 2/3 e votave.
Me anë të propozimeve i hapet rrugë grupit të Gazment Bardhit që të bëhet pjesë e strukturave të Rithemelimit.
Si pasoje e këtyre ndryshimeve, Gazment Bardhi dhe Agron Gjekmarkaj do jenë dy nënkryetaret e rinj te PD-së së Rithemelimit, së bashku me Laçiano Boçin dhe Oerd Bylykbashin. Ndërsa do të jenë anëtarët e rinj të kryesisë së PD-së së Rithemelimit:
1. Jorida Tabaku
2.Zheni Gjergji
3. Dhurata Cupi
4. Ferdinand Xhaferri
5. Ervin Salianji
6. Tomorr Alizoti
7. Helidon Bushati
Janë pikërisht 2 nene që ndryshojnë në Statutin e Rithemelimit. Konkretisht, në nenin 47 te statutit të PDSH, pas pikës 2 shtohet pika 3 me përmbajtje si vijon;
Në rast se pas përcaktimit të përbërjes së Kryesisë së PDSH, sipas pikës 1 të nenit 47, deputetë anëtarë të Kryesisë së Grupit Parlamentar të PDSH, nuk rezultojnë anëtarë të saj, këta te fundit kooptohet me vendin Kryesie, si anëtarë të saj me të drejta të plota, deri në përfundimin e mandatit parlamentar, ose zgjedhjen e tyre sipas pikës 1 të nenit 47.
Ndërkohë, në nenin 51 të statutit të PDSH, pas pikës 2 shtohet pika 3 me përmbajtje si vijon.
“Në rast se pas zgjedhjes së nënkryetarëve, sipas parashikimeve të nenit 45 rezulton se kryetari i grupit parlamentar të PD-së dhe sipas rastit Nënkryetari/Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë nuk janë fitues sipas kësaj procedure, atëherë ata automatikisht konsiderohen nënkryetarë të partisë për shkak të funksionit. Përgjatë këtij mandati secili prej tyre gëzon dhe ushtron të njëjtat të drejta dhe përgjegjësi si nënkryetarët e zgjedhur, për aq kohë sa gëzon funksionin e drejtuesit të grupit parlamentar të PD dhe/ ose atë të Nënkryetarit/Kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë.