Skip to content
20 January, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

VIDEO – “T’ ia kthejmë drejtimin e bashkisë demokratëve”, Salvator Kaçaj përballë Pjerin Ndreut për Lezhën

ShkodraWeb 11 November, 2022
salvator kacaj kandidat lezhe 2022

Une Salvador Pretash Kaçaj deklaroj kandidaturën time për zgjedhjet PRIMARE në Partinë Demokratike të Shqipërise për Bashkinë Lezhë.

Duke vleresuar dhe njohur shumë mirë komunitetin, anetarët e Partisë Demokratike, simpatizantët e kësaj forcë politike dhe vullnetin për ndryshim në qytetin tim të Lezhës, mendoj se ka kaluar koha për t’ia kthyer drejtimin e Bashkisë sonë, të grabitur nga Rilindasit, Edi Rama dhe Pjerin Ndreu, PD dhe demokratëve, aq të shumtë në numër e të fortë në zemër.

Për të kërkuar votat tuaja në PRIMARET historike, realizuar nga Partia Demokratike une bazohem në një pafundësi arsyesh, që më lidhin me qytetin tonë të Lezhës.

1. Eksperienca ime 4 vjecare ne drejtimin e Komunes se Shengjinit. Te gjithe lezhjanet e dine se me nje pune kolosale ne arritem ta kthejme Shengjinin ne perle te turizmit bregdetar, jo vetem per shqiptaret e Shqiperise, Kosoves, Maqedonise se Veriut dhe Malit te Zi por per mbare Europen.
Në Shengjinin e rinovuar te Lezhes, pervec turizmit, ne gdhendem me kembengulje traditat dhe historine kulturore te treves lezhjane, duke zgjuar interesim nderkombetar per viset tona te vendlindjes.

2. Lezha eshte gjithcksa per mua. Ne kete qytet u linda, kalova femijerine dhe rinine. Ne cdo rruge, lagje dhe gur, kam kujtimet e mia te pashlyera. Aty kam emocionet e gjalla dhe pjesen me te bukur te jetes time. Ne Lezhe une kam shoqerine dhe miqesine e vertete qe buron prej gati gjysme shekulli me elementet me te bukur njerezor.

3. Me deformimet që po vuan qyteti yne ne keto vite te Rilindjes, me Bashki te vjedhur politikisht dhe te drejtuar keq, perla e veriut te Shqiperise, nepermjet administrimit serioz duhet te ndryshoje gjithcka.

Ky ndryshim fillon qe nga punesimi, rritja e te ardhurave, stimulimi i prodhimit, infrastruktura, sistemi arsimor dhe shendetesor, ndihma per pensionistet dhe familjet ne nevoje, e deri tek lidhjet me jashte nepermjet binjakezimit e bashkepunimit.

Ne jemi qytet – port i rëndësishëm, por i nenvleresuar, i lene ne harrese qellimisht nga politikat antikombetare te Qeverise Rama. Qeveria e majte, edhe pse ka gllaberuar te gjitha pushtetet, nuk ka folur asnjehere per portin e Shengjinit. Ne ligjeratat dhe programet e saj kane dominuar porti i Durresit, Vlores dhe Sarandes, natyrisht per perfitime te caktuara politike dhe ekonomike. Rama kurre nuk e permendi portin e Shengjinit, duke e lene ate ne degradim e keshtu duke lene Lezhen ne mjerim.
Nje prove me shume e urrejties se tij per veriun, per Lezhen dhe Lezhjanet.

4. Mungesa e vemendjes ndaj Lezhes dhe keqmenaxhimi i rilindjes ne keto vite te pushtetit totalitar, ka sjelle largimin e mijera njerezve, kryesisht te rinj. Pushteti Vendor, i orientuar mire politikisht dhe i investuar sakte ekonomikisht, eshte rruga per te permiresuar plagen me te rende kombetare sot, Hemorragjine Njerezore.

Ne demokrateve na lind detyra ta ndalojme kete fenomen te tmerrshem.

5. Qyteti jone i Lezhes ka nevoje per nje kontribut te jashtezakonshem, jo vetem ne administrimin e pushtetit lokal por edhe ne sport. Me ekipin e Beselidhjes sone te dashur, une hodha hapat e para ne futboll, fitova shume experience, per te arritur deri tek Kombetarja e Shqiperise me ballafaqime shume te rendesishme ne arenen nderkombetare. Ngjyrat e Beselishjes jane ende mbi supet dhe ne zemren time si nje embleme triumfale.

Kete mundesi qe une e pata, duhet ta kete cdo i ri apo e re, qe ka endërr sportin. Ju kerkoj te gjithe demokrateve dhe simpatizanteve, qe do jene pjese e kesaj mundesie te jashtezakonshme te primareve, per te me dhene mundesine te kthej borxhin qe kam te Lezha dhe cdo qytetar i saj.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: VIDEO – “Kushtetuta u sherben shqiptarëve për të fshirë b…then”, avokati shkodran “shperthen” ndaj drejtësisë…
Artikull pasardhës: VIDEO – Policia e Shkodrës godet kontrabandën e medikamenteve, arrestohet farmacisti nga Malësia e Madhe

TË FUNDIT

pjeter meshkalla monika urtari 2026

E TRISHTË – Humbi jetën nga problemet me zemrën, shkolla ku mësonte mesazh prekës për 16- vjeçaren

ShkodraWeb 19 January, 2026 0
rruga dom bosko asfaltimi 2026

Bllokohet qarkullimi i automjeteve, nis asfaltimi i rrugës “Don Bosko” në qytetin e Shkodrës…

ShkodraWeb 19 January, 2026 0
kqz kosove 2025

“Rinumërim në 28 komuna”, pas zgjedhjeve të pjeshme në Kosovë, KQZ merr vendimin e fortë…

ShkodraWeb 19 January, 2026 0

TË FUNDIT

  • VIDEO – Vllaznia e dyta, vetëm 2 pikë larg Egnatias kryesuese, kuqeblutë mundin Dinamon në Tiranë… 19 January, 2026
  • E TRISHTË – Humbi jetën nga problemet me zemrën, shkolla ku mësonte mesazh prekës për 16- vjeçaren 19 January, 2026
  • Bllokohet qarkullimi i automjeteve, nis asfaltimi i rrugës “Don Bosko” në qytetin e Shkodrës… 19 January, 2026
  • “Rinumërim në 28 komuna”, pas zgjedhjeve të pjeshme në Kosovë, KQZ merr vendimin e fortë… 19 January, 2026
  • EMRAT – Zbulohen disa nga kandidaturat kryesore të propozuara nga baza për kryetar të PD Shkodër… 19 January, 2026
  • VIDEO – “Shkel të drejtat e njeriut”, Berisha kundër projektit “Smart City” për monitorimin e qyteteve… 19 January, 2026
  • “Varros përfundimisht diplomacinë e karrierës”, Këshilli i Ambasadorëve kundër ligjit për sherbimin e jashtëm 19 January, 2026
  • Ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes me urdhër mbrojtje nga gjykata, arrestohet 53- vjeçari në Shkodër 19 January, 2026
  • E RËNDË – Humb jetën në Spitalin Rajonal të Shkodrës 16- vcjeçarja, policia jep informacionin e parë 19 January, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 19 janar 2026… 19 January, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 19 janar 2026… 19 January, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 19 janar 2026… 19 January, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

dinamo vllaznia 2026

VIDEO – Vllaznia e dyta, vetëm 2 pikë larg Egnatias kryesuese, kuqeblutë mundin Dinamon në Tiranë…

ShkodraWeb 19 January, 2026 0
pjeter meshkalla monika urtari 2026

E TRISHTË – Humbi jetën nga problemet me zemrën, shkolla ku mësonte mesazh prekës për 16- vjeçaren

ShkodraWeb 19 January, 2026 0
rruga dom bosko asfaltimi 2026

Bllokohet qarkullimi i automjeteve, nis asfaltimi i rrugës “Don Bosko” në qytetin e Shkodrës…

ShkodraWeb 19 January, 2026 0
kqz kosove 2025

“Rinumërim në 28 komuna”, pas zgjedhjeve të pjeshme në Kosovë, KQZ merr vendimin e fortë…

ShkodraWeb 19 January, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.