Skip to content
23 January, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

VIDEO – Policia e Shkodrës godet kontrabandën e medikamenteve, arrestohet farmacisti nga Malësia e Madhe

ShkodraWeb 11 November, 2022
kontrabande ilace mali i zi 2022

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Shkodër, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e kontrabandës së mallrave, me fokus të veçantë, goditjen e kontrabandës së medikamenteve mjekësore, për shkak të rëndësisë për shëndetin dhe jeten e qytetarëve, si dhe në kuadër të një hetimi intensiv disamujor, në bashkëpunim me Prokurorinë e Shkodrës, kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Tablets”.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestua ne flagrancë shtetasi Jordan Zllatiçanin, 60 vjeç (farmacist), banues në fshatin Gril, Malësi e Madhe, për veprat penale “Kontrabanda me mallra të licencuara”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Fshehja e te ardhurave”, si dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasja V. J., 58 vjeçe, banuese ne lagjen Partizani, Shkodër, për veprën penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”.

Nga veprimet e hetimore, rezultoi se shtetasi Jordan Zllatiçanin kishte kontrabanduar medikamente mjekësore nga Mali i Zi, me qëllim tregtimin e tyre në farmaci të ndryshme. Ky shtetas u kap me sasi medikamentesh mjekësore të kontrabanduara, teksa lëvizte me automjet, dhe në vijim të veprimeve në kuadër të operacionit “Tablets”, u ushtrua kontroll edhe në një ambient (magazinë), ku 60-vjeçari mbante sasi të tjera të medikamenteve të ndryshme mjekësore të kontrabanduara, një armë gjahu dhe municion luftarak. Në total, shtetasit të arrestuar iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 710 kuti me medikamente mjekësore, si dhe arma e gjahut e municioni luftarak.

Gjithashtu, u procedua ne gjendje te lirë shtetasja V. J., pasi rezultoi se administronte njërën prej farmacive ku shtetasi i arrestuar tregtonte medikamentet mjekësore të kontrabanduara.

Në vijim të veprimeve për këtë rast, vijojnë hetimet edhe për shtetasit A. G., A. H., I. M. dhe D. S., doganierë në PKK Hani i Hotit, pasi dyshohet se kanë konsumuar elementë të veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Vijojnë veprimet hetimore, në bashkëpunim me Prokurorinë e Shkodrës, për zbardhjen e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, si dhe për përcaktimin e përgjegjësisë penale të secilit prej shtetasve që janë aktualisht në hetim.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: VIDEO – “T’ ia kthejmë drejtimin e bashkisë demokratëve”, Salvator Kaçaj përballë Pjerin Ndreut për Lezhën
Artikull pasardhës: OPINION – “12 nëntori”, dita që mund të shënjojë politikën shqiptare dhe të paralajmërojë pensionimin e shpejtë…

TË FUNDIT

arrest 2026

VIDEO – Policia gjeti në lokalin e tij 1678 fara kanabisi, arrestohet 70- vjeçari nga Kosmaçi

ShkodraWeb 23 January, 2026 0
spitali koplik 0

Humb jetën gjatë transportit në spital 44- vjeçarja, policia e Malësisë së Madhe jep detajet…

ShkodraWeb 23 January, 2026 0
horoskopi 2025

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e premte, 23 janar 2026…

ShkodraWeb 23 January, 2026 0

TË FUNDIT

  • VIDEO – Policia gjeti në lokalin e tij 1678 fara kanabisi, arrestohet 70- vjeçari nga Kosmaçi 23 January, 2026
  • Humb jetën gjatë transportit në spital 44- vjeçarja, policia e Malësisë së Madhe jep detajet… 23 January, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e premte, 23 janar 2026… 23 January, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e premte, 23 janar 2026… 23 January, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e premte, 23 janar 2026… 23 January, 2026
  • EMRI – Humb jetën në aksidentin fatal në Itali, 20- vjeçari me origjinë nga Shqipëria… 23 January, 2026
  • EMRAT – Kush ishin zyrtarët e grupit të WhatsApp-it ku shpërndaheshin materialet e hakeruara nga SPAK 22 January, 2026
  • Tifozët presin përforcime nga merkato, por Vllaznia rinovon me mbrojtësin e saj aktual deri në 2028- ën… 22 January, 2026
  • Qumështi formulë për foshnjat me prani bakteri, AKU heq nga tregu produktin “NAN 1 OPTIPRO” 22 January, 2026
  • Miratohet në parlament pjesëmarrja e Shqipërisë në “Bordin e Paqes” me 113 vota pro… 22 January, 2026
  • Çeshtja “Balluku”, Gjykata Kushtetuese dëgjon palët, data dhe ora e shpalljes së vendimit do të njoftohen 22 January, 2026
  • VIDEO – “Paketa e maleve”, deri tani kanë shprehur interes përmes aplikimit 670 subjekte të ndyshme 22 January, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

arrest 2026

VIDEO – Policia gjeti në lokalin e tij 1678 fara kanabisi, arrestohet 70- vjeçari nga Kosmaçi

ShkodraWeb 23 January, 2026 0
spitali koplik 0

Humb jetën gjatë transportit në spital 44- vjeçarja, policia e Malësisë së Madhe jep detajet…

ShkodraWeb 23 January, 2026 0
horoskopi 2025

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e premte, 23 janar 2026…

ShkodraWeb 23 January, 2026 0
moti 2025

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e premte, 23 janar 2026…

ShkodraWeb 23 January, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.