Skip to content
14 January, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

OPINION – “12 nëntori”, dita që mund të shënjojë politikën shqiptare dhe të paralajmërojë pensionimin e shpejtë…

ShkodraWeb 11 November, 2022
meta rama berisha 2022

Është një ditë e zakonshme, këtej e andej 1990- ës por mund të shënjojë politikën shqiptare! 12 nëntor 2022! Është e shtuna kur opozita, ajo e bashkuar nën lidershipin PD- PL apo Berisha- Meta, do të përballet me “brinjën” e tretë të trekëndëshit më të suksesshëm politik të 32 viteve, Edi Ramën kryeministër.

Berisha, i zgjedhur dy herë president dhe po kaq herë kryeministër i vendit. Meta, president, kryetar Kuvendi dhe kryeministër. Rama, për herë të tretë i zgjedhur kryeministër, kryetar bashkie e ministër.

Berisha, kryetar i PD- së nga themelimi deri në 2013- ën “de facto”, pavarësisht emrave që e zëvendësuan. Meta kryetar “de facto” i LSI- së (sot PL) nga 2005- a. Edi Rama, në krye të PS- së po aq sa ai, prej mëse 17 vitesh. Sot, tre njerëzit më të fuqishëm të politikës shqiptare. Duke nxjerrë në harresë një tjetër, po aq të suksessheëm si Fatos Nano, i pakontestueshëm nga 1991 deri në 2005.

Sheshi do të jetë matësi i përballjes Berisha- Meta nga njëra anë dhe Rama nga ana tjetër. Prania në sheshe e mbështetësve të opozitës do të jetë sinjali i parë i rëndësishëm jo vetëm për Ramën por edhe qytetarët që qendrojnë të baraslarguar nga politika apo të painteresuar direkt për këtë pjesë shumë të rëndësishme të jetës sonë.

Berisha dhe Meta kanë detyrën jo të lehtë të tejmbushin sheshin para Kryeministrisë, siç nuk është mbushur asnjëherë nga qershori 2013- ë. Është një shesh mjaft i madh dhe që monitorohet lehtësisht. Jo vetëm nga dronët e mediave pranë qeverisë aktuale por edhe nga ata që konsiderohen ekspertë të monitorimit të tubimeve.

Nëse kjo dyshe ia del në këtë mision, është një sinjal shumë i rëndësishëm jo vetëm për Ramën por edhe qytetarët. Berisha- Meta kanë shumë faktorë në favorin e arritjes së synimit me numra. Situata e rëndë ekonomike, e përkeqësuar për shkak të rritjes galopante të çmimeve si pasojë e rritjes së çmimit të karburanteve, zbrazja e vendit nga banorët që grishen edhe nga mungesa e sigurisë për të sotmen e të nesermen, kanë ndikim të padiskutueshëm.

Nga ana tjetër, Rama duket e ka humbur atë rehatinë e zakonshme, duke shtuar ndjeshëm daljet në territor. Tashmë jo aq shumë dhe vetëm për të prerë shirita, por për të folur me shqiptarët, duke anatemuar opozitën, sidomos Berishën dhe Metën. Kjo e kthen përballjen gati në personale, një sfidë që duhet kaluar me çdo kusht e çmim.

Që nga 2013- a kur dorëzoi skeptrin e qeverisë dhe më pas edhe të partisë, 12 nëntori është sfida e parë e vertetë për Berishën. Për Metën, pas uljes nga “olimpi presidencial”, është po ashtu matja e parë e forcës reale. Ky skenar, duket se ka patur rrugëtime të ndryshme deri në finishin e 12 nëntorit. Berisha dhe Meta më shumë kanë shfrytëzuar Tiranën dhe studiot mediatike të kryeqytetit, ndërsa Rama më shumë “ka bredhur” drejt qytetarëve nëpër Shqipëri.

Ajo që mbetet të verifikohet, është suksesi apo dështimi që do të arrijnë palët. Akoma pa mbërritur 12 nëntori, e sigurtë është se njëra palë do të këndojë fitore mbi tjetrën dhe anasjelltas. Megjithatë, “minarja nuk futet në thes”, thotë populli. Sheshi para kryeministrisë do të jetë në sytë e të gjithë shqiptarëve, të angazhuar ose jo në politikën aktive. /Nga Blerti DELIJA/

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: VIDEO – Policia e Shkodrës godet kontrabandën e medikamenteve, arrestohet farmacisti nga Malësia e Madhe
Artikull pasardhës: “Në 10 vjet u përgjysmua numri i nxënësve në Shkodër”, deputetja Emilia Koliqi denoncon situatën në arsim

TË FUNDIT

shtypi dites 2025

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 14 janar 2026…

ShkodraWeb 14 January, 2026 0
moti 2025

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 14 janar 2026…

ShkodraWeb 14 January, 2026 0
horoskopi 2025

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë, 14 janar 2026…

ShkodraWeb 14 January, 2026 0

TË FUNDIT

  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 14 janar 2026… 14 January, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 14 janar 2026… 14 January, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë, 14 janar 2026… 14 January, 2026
  • PERVJETOR – Rikard Ljarja: Fenomeni Ndrek Luca ishte madhështia e thjeshtësisë… 13 January, 2026
  • Ndërpriten shkarkimet në HEC Fierzë, pritet të ulen edhe në Koman dhe Vau Dejës në vijim… 13 January, 2026
  • Hidhet shorti i Kupës së Shqipërisë, Vllaznia njeh rivalin e çerekfinales së kompeticionit… 13 January, 2026
  • EMRI – Ishte dërguar për analiza mjekësore, i burgosuri arratiset nga spitali, po punohet për kapjen e tij 13 January, 2026
  • E TRISHTË – Ndahet nga jeta në moshë të re financierja e njohur, drejtuese e Mikrofinanca Shqiptare… 13 January, 2026
  • Bie niveli i ujit në Obot me 10 cm, në total sipërfaqja nën ujë në Bashkinë Shkodër është 800 ha… 13 January, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 13 janar 2026… 13 January, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 13 janar 2026… 13 January, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 13 janar 2026… 13 January, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

shtypi dites 2025

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 14 janar 2026…

ShkodraWeb 14 January, 2026 0
moti 2025

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 14 janar 2026…

ShkodraWeb 14 January, 2026 0
horoskopi 2025

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë, 14 janar 2026…

ShkodraWeb 14 January, 2026 0
ndrek luca rikard ljarja

PERVJETOR – Rikard Ljarja: Fenomeni Ndrek Luca ishte madhështia e thjeshtësisë…

ShkodraWeb 13 January, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.