VIDEO – Bashkia e Shkodrës vijon mbështetjen për familjet në nevojë, 80 fëmijë marrin çanta dhe mjete didaktike

Bashkia e Shkodrës vazhdon mbështetjen e familjeve në nevojë dhe fëmijëve të tyre. Ditën e sotme, në mjediset e Qendrës Komunitare Multifunksionale “Për Familjen”, janë shpërndarë 80 çanta dhe 80 komplete didaktike për fëmijët e komunitetit rom të cilët frekuentojnë shkolla të ndryshme në qytetit dhe që marrin shërbime në këtë qendër.


Shpërndarja e çantave dhe mjeteve didaktike, po vijon edhe në qendrat e tjera komunitare “Për Familjen” nr. 4, nr. 5 dhe në njësitë administrative.

Pavarësisht situatës së pandemisë Covid-19, kjo qendër por edhe të tjera në territorin e Bashkisë Shkodër, kanë vijuar ofrimin e shërbimeve, mbështetjen e përditshme të fëmijëve dhe familjeve në nevojë.

ShkodraWeb Media 2017 – 2020 © TË GJITHA MATERIALET NË KËTË FAQE MUND TË PËRDOREN LIRISHT NGA INDIVIDË E MEDIA, DUKE CITUAR NGA JANË MARRË. FALEMINDERIT!

ShkodraWeb Channel
ShkodraWeb Marketing