Gjykata merr vendimin për Fjolla Morinën, këngëtarja u kap me patllake në Morinë…

Gjykata ka vendosur masën e sigurisë personale “arrest shtëpie” për këngëtaren Fjolla Moria, e cila u kap me dy pistoleta në pikën kufitare të Morinës.


Këngëtarja e njohur u prangos teksa tentonte të hynte në Shqipëri, ndërsa në çantën e saj iu gjet pistoletë, çakmak pistoletë dhe 23 fishekë.

Pas ndalimit, këngëtarja ka qenë në gjendje të rëndë psikologjike, ku pas analizave të kryera, ka rezultuar se ajo është në muajin e dytë të shtatzënisë.

Por sipas Report TV, një ekzaminim i dytë i bërë sot, ka treguar se këngëtarja nuk është në “pritje të ëmbël”.

Këtë lajm ajo mësohet se nuk e ka ditur më herët, ndërsa burimet thanë se është ndjerë e befasuar kur e ka mësuar nga bluzat e bardha.

Mbështet ShkodraWeb Media

ShkodraWeb Channel