VIDEO – “S’jam në garë me Berishën, s’kam qenë as me Lulushin”, Ilir Meta nga LSI- ja: Kam pushtet të jashtëzakonshëm

Vetëm një ditë pasi la detyrën e presidentit të Republikës, Ilir Meta kthehet pas 5 vitesh mungesë sot në partinë që ai themeloi, LSI. Meta doli sot para mediave për herë të parë nga selia e LSI-së.

“Një ditë e re një agim i ri dhe një rrugë e re. Erdha sot këtu sepse kisha pak nostalgji për dokumentin e LSI edhe sepse jam krenar që në vitin 2004 krijova një force politike për të shpëtuar integrimin e Shqipërisë që mbahet peng nga PS. Falë angazhimit të LSI u bë rotacioni u kleptokracia humbi dhe në vitin 2006 Shqipëria firmosi marrëveshjen e stabilizim asocimit që Mali i Zi dhe Serbia i firmosën më pas. por ata i kanë çelur negociata.


Ne në pamundësi për t’i shtyrë edhe më tej nga regjimi kleptokratik i hapëm tani dhe shkarkuam kryenegociatorin pa nisur akoma negociata duke treguar përkushtimin e atyre që urrejnë BE, zgjedhjet, konkurrencën, pluralizmin median e lirë dhe të pavarur.”, tha Meta në nisje të fjalës së tij.

Kujtojmë se shpesh herë në daljet e tij mediatike Meta ka pohuar se pas 24 korrikut, datë kur do të linte dhe detyrën e kreut të shtetit, do t’i kthehej politikës fuqishëm.

“Në ora 10:30, ish-Presidenti i Republikës, Ilir Meta do të ketë një dalje për mediat në selinë e LSI!”, shkruante këshilltari i tij gjatë kohës që drejtonte Presidencën, Tedi Blushi. Ditën e sotme në orën 19:00 do të mbahet edhe Konventa e LSI-së.