VIDEO – “Shkodra n’ Fokus”, Bashkia e Shkodrës organizon Konferencën e Partnerëve për thithjen e financimeve për projektet e veta

Ditën e sotme Bashkia e Shkodrës, ka çelur dyert për Konferencën e Partnerëve, e para e kësaj forme në Shkodër.

Bashkia e Shkodër ka ndërmarrë një inisiativë për krijimin e nismës “Shkodra N’Fokus”, ku janë prezantuar projektet që ka gati Bashkia Shkodër, afatgjata dhe afatshkurta me fokus fushat më prioritare të cilat janë të parashikuara edhe në vizionin e saj për zhvillimin e Rajonit të Shkodrës. Kryetari i Bashkisë Shkodër Bardh Spahia ka mbajtur një fjalë rasti, duke evidentuar synimet e takimit por edhe prioritetet e projekteve.


Pjesë e kësaj konference partnerësh ishin përfaqësues të Ministrive, komuniteti i donatorëve, ambasadat dhe komuniteti i biznesit në Shqipëri. Gjatë këtij eventi u prezantuan projektet prioritare të Bashkisë Shkodër në fushat kryesore

– Rrugë të sigurta dhe të pastra
– Kujdes për mjedisin ku jetojmë
– Krijimin e mundësive për një jetë aktive dhe të shëndetshme
– Krijimin e një atmosfere ku biznesi mund të rritet i qetë
– Shpërndarjen e shërbimeve publike për t’iu përgjigjur me eficensë nevojave të komunitetit.

Për hërë të parë në Shkodër, ishte edhe Kompania lider e robotikës dhe inovacionit industrial, COMAU, të cilët u bënë pjesë e konferencës së partnerëve duke hedhur hapin e parë për të bashkëpunuar me Shkodrën për krijimin e laboratorëve për të rinjtë në fushën e inovacionit industrial dhe robotikës.