“Drita qoftë me ty Vitore Rasha…”, njihej si gruaja e aktorit të njohur të humorit por është vajza e doktorit të famshëm shkodran…

Të kam njoftë qyshkur, qysh e vogël, se ishim “goca” lagjeje. Në fakt ti nuse e unë gocë, po gocat mbesin goca përherë. Për “të huajt” ti ishe Vitore Sallaku, gruaja e Skënder Sallakut. Porse për tironasit e lagjes ku erdhe, vijoje me u qujtë Vitore Rasha, goca e doktorit. Pata pyt gjyshin tim për ty, një ditë që ju salutoi të dyve te rruga e Durrësit: “Babe, pse e quni Vitorja e doktorit?”.

“Eeee babe tha, ti nështi je tu dalë n’ment tuja (je rrit dmth) ene duhet ta dish që me majt men ësht njisoj si me jetu. Kush harro, vdes babe”, dhe aty më kallxoi për Lorenc Rashën, shkodranin e ditur, që kishte studju për gjuhësi në Austri, qê kishte pas drejtu gjimnazin e Tiranës dhe që “partizont e torturun dhe e vranë shkurreve të Priskës”.


Aty kuptova për të disatën herë se nji nga virtytet e mëdha të tironasve te mij ishte kujtesa si mision. Ende e kanë, ende e kemi. Herën e fundit që të pashë ishte në qershor 2013, kohë fushate, kur të trokita në derë dhe mësova se Skenderi yt e yni mezi mbushej me frymë.

“Por unë jam e djathtë” – më the me buzën në gaz mbasi më kishe ofru një gotë ujë të ftohtë dhe një bisedë të butë fisnike.

“E di, o goca e doktor Rashës” – t‘u gjegja – “edhe unë kam diçka të djathtë” – dhe të kallxova dorën e djathtë timen – “qe ne tironasit e quajmë thjesht: dora e mirë” (ti qeshe). “Nuk erdha me të lyp votën. Erdha thjesht me t’kallxu se si gocë Tirone e kam përmbush dorëzaninë: pra për mu ti je gjithnji Vitore Rasha, e bija e doktorit”.

Nuk të pashë më. Sot mësova se të paskan pa engjujt e Dritës. Të qoftë e lehtë ledina, o goca e lagjes time! I shkrova këto rreshta me ta nderu e me ta përcjellë kujtesën. /Publikuar në Facebook nga Ledi SHAMKU SHRELI/