Një nga momentet më interesante të shortit për grupet e EURO 2020, ishte edhe momenti kur Portugalia u caktua në një grup me Francën dhe Gjermaninë.
Kamerat fokusuan tre trajnerët, Fernando Santos të Portugalisë, Didie Deshamp të Francës dhe Joakim Lëv të Gjermanisë. Pamjet e të treve ishin të ngrysura në fillim, duke parë se në çfarë grupi të fortë ishin shortuar.
Gjithsesi, në sallë më pas filluan edhe disa të qeshura, duke e pranuar me sportivitet edhe një grup mjaft sfidues si ai F.