Gjykata e la sot në burg Hermes Nikajn, apo sic njihet ndryshe edhe me emrin “Zogu i Tiranës”, por me afat 15 ditë. Gjyqtarja Shefkia Demiraj i ka lënë prokurorisë afat 15 ditë që të zhvillojë një ballafaqim mes dy personave të tjerë, biznesmenit A. Gjini dhe vajzës D. N., që u kapën në orët e natës bashkë me “Zogun e Tiranës” në një dhomë hoteli, raporton ABCnews.
Avokati Bardhi Koçi, para trupës gjykuese ka pretenduar se klienti i tij nuk ka bërë asgjë të keqe e për më tepër të ketë shfrytëzuar vajza. Sipas tij, marrëdhëniet s#ksuale kryeshin me dëshirë.
“Nuk ka qenë pjesë e trafikut Hermesi, ai është viktimë e kësaj maskarade dhe gjykata duhet të ketë parasysh se ky djalë ka bërë të njëjtën punë si vajzat. Kur ka ndërhyrë policia, të tre personat nuk po kryenin marrëdhënie s#ksuale, por pinin shampanjë dhe ishin të veshur me mbathje”, deklaroi avokati Bardhi Koçi, raporton ABCnews.
Hermes Nikaj u arrestua në 24 nëntor pas hetimeve 1-vjeçare të prokurorisë dhe akuzohet për “Pr.ostitucion” dhe “Shfrytëzim pr.ostitucioni”.