Një video interesante ka mbërritur disa momente më parë në redaksinë e JOQ.al. Videoja është realizuar në Shëngjin, në plazhin e njohur si Rana e Hedhun, ndërsa pushuesit shprehen se nuk e dinë çfarë është ajo gjallesë që doli nga deti dhe u zhduk sërish. Ndoshta është një delfin i bukur që po lahet këtu pranë, e ndoshta një peshkaqen. Këtë nuk mund ta përcaktojmë ne, ama nëse është peshkaqen, situata është tepër shqetësuese. Siç thotë edhe turistja, gjitari ndodhej në një largësi prej 50-60 metrash nga bregu, ç’ka vë seriozisht në rrezik jetën e tyre. Le të shpresojmë se është delfin, pra!
Mund të udhëtosh me qerre, Fiat ose Ferrari. Zgjedhja është në dorën tuaj! Lidhu me SHKODRAWEB, mjafton të klikoni Kontaktoni për të mësuar më shumë.
Ju mirëpresim!