VIDEO/ Sëmundja e rrallë, 6- vjeçari ka nevojë për ndihmë- nëna bën apelin për të gjithë…

Ky është Ezeli 6 vjec nga Lezha për të cilin jeta duket eshte treguar e pa drejte .Ai është prekur nga nje semundje e rralle qe e ben ate te duket si nje i plakur. Ndoshta ky vogelush perben rastin me unik ne vendin tone, pasi sindroma “Gliford Progeris” eshte nje semundje qe prek nje ne kater milion femije ne bote. Nena e tij Marsela Korra thote se me kalimin e muajve ka konstatuar çrregullimin e e djalit te saj Ezelit, ndesa ne momentin qe ka lindur femija i saj nuk ka pasur asnje informacion per anomaline e tij.
Prinderit e Ezelit por edhe 4 femijeve te tjere, Denis dhe Marsela Korra nuk munden te bejne asgje nga pamundesia ekonomike per ta sheruar djalin e tyre, nena Marsela, nuk mund te flase dot nga lotet. Ajo tregon edhe per gjendjen e veshtir financiare.

Nena e vogelushit thote se vizitat neper spitalet e Kryeqytetit nuk i kane dhene asnje shprese per kurimin e Ezeli, duke i sugjeruar spitalet private, por veshtiresite e tyre ekonomike nuk e mundesojnë diçka te tille. Prinderit e Ezelit po kalojne nje beteje te forte per te sheruar të birin, por thone se nuk do dorezohen kurre.

7 anetaret e familjes Korra jetojne ne nje ambjent me qera te siguruar nga Bashkia ne Lagjen “Skenderbeg”, por qe kushtet jane teper te veshtira. Kryefamiljari Denisi eshte i papune ashtu si edhe bashkeshortja e tij, ndersa perballet cdo dite me veshtiresite per t‘iu siguruar buken e perditshme 5 femijeve te tyre, njeri prej tyre Ezeli. /Burimi: StarPlus TV/