“Kam nevojë për protezë. Të parën e bëra, se me lekët që mblodha kur vdiq nëna, bëra këmbën. Tani më ka kap kjo tjetra. Doktorët më thonë duhet bërë sa më shpejt, por proteza nuk ka.”.
Kështu u shpreh Mirela Zefi, por si ajo, që kanë nevojë për protezë të kockave, ka shumë dhe të pamundur për të përballuar vetë çmimet e larta. Mirelës i duhen 4000 euro për këmbën, por ajo nuk i del ta përballojë.
“Unë gjysmë pensioni marr nga këmba e parë dhe 100 mijë lekë nga pensioni i motrës, që është invalide, se jetoj me të”, shprehet Mirela.
U tha se paisjet mjekësore siç janë protezat, lentet e syve e të tjera, janë futur në listë me rimbursim, por siç duket ato nuk u rimbursohen të gjithëve. Qeveria shqiptare ka akorduar një fond prej 1 milion e 300 mijë eurosh për rimburismin e protezave për pacientët e QSUT-së, spitalin e traumës dhe atë të Durrësit.
Ndërkohë që spitalet rajonale kanë fond më vete, por sërish është e pamjaftueshme. Vetëm në spitalin e traumës në Tiranë, janë në pritje 1300 pacientë me probleme reumatizmale për të përfituar proteza me rimbursim pa llogaritur këtu numrin e atyre që aksidentohen çdo ditë apo plagosjet me armë. /Burimi:Top Channel/