Kjo është historia e dhimbshme e Musa Baculi, 15 vjeçarit i cili prej rreth tre muajsh ndodhet në reanimacionin e spitalit rajonal të Shkodrës. Për 15 vjeçarin Musa Baculi tashmë Elvis Naçi, hoxha i njohur që bën emisionin “Shqiptarët për Shqiptarët” në News 24, e ka marrë përsipër si rast për t’i gjetur përmes humanizmit të qytetarëve shumën prej 50 mijë euro që duhet në mënyrë që 15 vjeçari të kurohet në një spital të Genovas në Itali.
Për këtë natyrisht që Musa Baculit i nevojitet pashaporta sepse duhet që të kalojë në një shtet tjetër. Ai nuk e ka pashaportën dhe nëna e tij Afërdita Baculi është interesuar që të pajiset me pasaportë por përgjigja që ajo ka marrë për djalin e tij është më shumë se skandaloze. I thonë të dërgojë djalin pët ti marrë shenjat e gishtërinjve me ambulacë tek zyrat e aplikimit të Aleat, ndërsa ai rrezikon jetën po të lëvizë. Alternativa tjetër është që punonjës të Aleat të shkojnë në spital ti marrin shenjat e gishtërinjëve, siç e parashikon edhe ligji. Tani që mund sigurohen 50 mijë euro, është turp që djaloshi të pengohet për një pasaportë. Është në “lojë” jeta e një 15- vjeçari…