VIDEO – “Rruga drejt të drejtave të njeriut”, të rinjtë e Shkodrës promovues të gurë themelimit të shoqërisë…

Kryetari i Bashkisë Shkodër z. Bardh Spahia bashkë me ambasadorin e Holandës në Tiranë, z. Reinout Vos, morën pjesë në një takim për të drejtat e njeriut dhe rolin e të rinjve në promovimin e tyre.

Aktiviteti “Rruga drejt të drejtave të njeriut” i zbatuar nga organizata “Përtej barrierave” dhe i financuar nga Ambasada e Holandës, me mbështetjen e Bashkisë Shkodër, u organizua në Qendren Rinore Atelie.


Promovimi dhe respektimi i të drejtave të njeriut, janë gurë themeli i çdo shoqërie. Edhe në këtë aspekt, roli i të rinjve është dhe duhet të jetë i dorës së parë, duke garantuar një të neserme më të sigurtë sa i takon të drejtave e lirive të njeriut.