Roma i falet sot mbrojtësit kuqezi Marash Kumbullës. Futbollisti i Kombëtares sonë siguroi fitoren e parë të verdhekuqve në Europë duke shënuar golin e dytë dhe vendimtar ndaj Jong Boys- it në Zvicër.
Ekipi i Paulo Fonsekas arriti ta fitonte me përmbysje takimin 1-2, por duhet Kumbulla në vendin dhe kohën e duhur për të hipotekuar 3 pikët e para të kryeqytetasve në Ligën e Europës.
Në aspektin personal, ky gol peshon akoma më shumë për futbollistin kuqezi, teksa shënon golin e parë si verdhekuq, por në një kompeticion europian.