Pas miratimit nga Kuvendi i Maqedonisë së Veriut i propozimit francez që i hapte rrugën edhe këtij vendi drejt avancimit në procesin e antarësimit në BE, edhe vendi ynë ka mësuar datën e konferencës së parë ndërqeveritare BE- Shqipëri.
Sipas informacioneve, ajo do të mbahet pikërisht ditën e martë të javës që vjen. Përtej gjykimit politik, të shpejtësisë apo ngadalësimit të arritjes në këtë etapë, padyshim është një sukses shumë i rëndësishëm për Shqipërinë e shqiptarët.
Ka përjetime nga më të ndryshmet pas këtij lajmi, por më i veçanti duket se është ai i Erisa Zykaj. Prej rreth 20 vitesh si gazetare që raportonte nga Brukseli pikërisht edhe për procesin e integrimit, ajo nuk i mban dot lotët e gëzimit.
Zykaj ka shpërndarë një video- selfie, ku kuptohet shumëçka nga lotët e saj. Pamjet shoqërohen edhe me një text të shkurtër, por edhe ai mjaft domethënës për të gjithë shqiptarët që e lexojnë:
“Ky mesazh eshte per ju qe me keni ndjekur, mbeshtetur e lartesuar gjate gjithe rrugetimit tim deri tani. Hapja e negociatave do te behet fakt i kryer javen e ardhshme”, shkruan Zykaj teksa dallohet se shpesh herë ajo kapërdin lotët para kameras së celularit të saj.