Skip to content
29 September, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
ShkodraWeb- E Verteta te ben te lire!

ShkodraWeb- E Verteta te ben te lire!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Kryesore
  • Opinione
  • Politika

NGA NARD NDOKA – “Non Grata” që po i bën ligjin parlamentit…!

ShkodraWeb 1 year ago

Kryeministri, Edi Rama e quan Sali Berishën, fantazëm, të vdekur, e plot epitete të tilla denigruese. Kreu i grupit parlamentar, Taulant Balla thotë se nuk do të njohim asnjë shkresë me firmën e tij, thua se Kuvendi i Shqipërisë është në sarajet e tija dhe se ligjvënësit e popullit janë skllevërit e kësaj tiranie.

Zv/Kryeministri, Arben Ahmetaj shton se ai e ka humbur të drejtën të jetë në Parlament. Perla te tilla të një arbitrariteti politik, i ka thënë e gjithë shpura e Edi Ramës. Dhe të gjithë fatmirësisht janë në një gjatësi vale me atin e tyre shpirtëror, Edi Rama.

Kjo jo për proamerikanizmin e madh të tyre, se sa për të vënë secili nga një tullë në këtë mur që ka pagëzuar Rama për të ndarë Berishën nga e drejta që atij i’ a jep vota e zgjedhësve shqiptarë.

Këto kategorizime absurde politike, nuk kanë sens dhe logjikë, për sa kohë që ne ende nuk jemi kthyer në diktaturë, dhe ku vullneti i popullit përmes votës suprimon çdo inat politik dhe deklaratë kokëkrisur.

Çdo deputet i Kuvendit të Shqipërisë ka të drejta dhe detyrime dhe nuk ka asnjë urdhër politik, që ta ndryshojë këtë.

Në fund të fundit, Sali Berisha nuk është zgjedhur deputet me votat e socialistëve, pavarësisht se ai pretendon se përfaqëson më shumë se elektoratin e djathtë, që e ka votëbesuar që ta përfaqësojë në parlament, në Kuvendin e Popullit.

Mënyra se si Berisha sulmohet, tregon një lloj paniku që nuk e fshehin socialistët. Mobilizimi për ta sulmuar me të gjitha mjetet dhe mënyrat, Sali Berishën, nuk është për të ruajtur të paprekur statusin euroatlantik të Parlamentit, i cili gjendet i cënuar nga “Non Grata” i Departamentit Amerikan të Shtetit ndaj Berishës, se sa është për të hequr qafe në një mënyrë apo në një tjetër, një problem që vjen me Saliun.

Rikthimi i tij nuk ka prishur rehatin vetëm socialistëve, por të gjithë atyre që nën këtë mburojë e kanë shndërruar Shqipërinë në një vend të pabanueshëm nga shqiptarët. /Nga kryetari i PDK- së Nard NDOKA, publikuar në Facebook/

Për bashkëpunime, publikime reklamash, njoftimesh në ShkodraWeb, mund të shkruani në SMS, Whatsapp, Viber +355 67 300 20 70 ose mail: info@shkodraweb.com në çdo kohë!

MBËSHTET SHKODRAWEB

Continue Reading

Lajmi i mëparshëm: NGA KOLEC P. TRABOINI – Mentaliteti parti- prinjës dhe protestat si piknik me celular…
Lajmi pasues: VIDEO -Raporton prej 20 vitesh nga Brukseli për Shqipërinë, pas arritjes së sotme drejt BE- së, Erisa Zykaj s’ mban lotët

TË FUNDIT

VIDEO – Peshkonin me mjete me energji elektrike, referohen në prokurori dy persona nga Aliaj i Malësisë së Madhe
  • Aktualitet

VIDEO – Peshkonin me mjete me energji elektrike, referohen në prokurori dy persona nga Aliaj i Malësisë së Madhe

3 hours ago
PËRVJETOR – Mjeshtri i madh i skenës dhe ekranit, 16 vjet pa Serafin Fankon, Felinin e teatrit shqiptar…
  • Art-Kult

PËRVJETOR – Mjeshtri i madh i skenës dhe ekranit, 16 vjet pa Serafin Fankon, Felinin e teatrit shqiptar…

4 hours ago
Kryebashkiaku Beci takohet me disa nga gjyshërit dhe gjyshet e Shtëpisë së të Moshuarve, dhurata e veçantë…
  • Aktualitet

Kryebashkiaku Beci takohet me disa nga gjyshërit dhe gjyshet e Shtëpisë së të Moshuarve, dhurata e veçantë…

4 hours ago

TË FUNDIT

  • VIDEO – Peshkonin me mjete me energji elektrike, referohen në prokurori dy persona nga Aliaj i Malësisë së Madhe 29 September, 2023
  • PËRVJETOR – Mjeshtri i madh i skenës dhe ekranit, 16 vjet pa Serafin Fankon, Felinin e teatrit shqiptar… 29 September, 2023
  • Kryebashkiaku Beci takohet me disa nga gjyshërit dhe gjyshet e Shtëpisë së të Moshuarve, dhurata e veçantë… 29 September, 2023
  • NGA NDOC ASHTA – Ndjehem me turp për brezin tim…sepse kapitulloi politikisht… 29 September, 2023
  • Aksidentoi 86- vjeçaren në hyrje të Shkodrës, arrestohet 20 vjeçari me banim në Dubai, e moshuara rëndë në spital 29 September, 2023
  • EMRAT – “Furtunë” në Komisariatin e Mirditës, pas ekzekutimit të Martin Bardhit, shkarkohet “zinxhiri” komandues 29 September, 2023
  • VIDEO – Në shkurt iu kapën 48 mijë euro të padeklaruara, sot në Muriqan të njëjtit autobus, iu gjetën mbi 80 mijë 29 September, 2023
  • VIDEO – Zbardhen disa nga ngjarjet e rënda të kohëve të fundit në Shkodër, drejtori i DVP- së para gazetarëve 29 September, 2023
  • E TRISHTË – Ndërron jetë në SHBA At Artur Liolin, Kryekancelar i Kryedioqezës Shqiptare të Kishës Orthodhokse atje 29 September, 2023
  • MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për ditën e sotme mbi vendin tonë, e premte, 29 shtator 2023… 29 September, 2023
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e premte, 29 shtator 2023… 29 September, 2023
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e premte, 29 shtator 2023… 29 September, 2023

TË FUNDIT

VIDEO – Peshkonin me mjete me energji elektrike, referohen në prokurori dy persona nga Aliaj i Malësisë së Madhe
  • Aktualitet

VIDEO – Peshkonin me mjete me energji elektrike, referohen në prokurori dy persona nga Aliaj i Malësisë së Madhe

3 hours ago
PËRVJETOR – Mjeshtri i madh i skenës dhe ekranit, 16 vjet pa Serafin Fankon, Felinin e teatrit shqiptar…
  • Art-Kult

PËRVJETOR – Mjeshtri i madh i skenës dhe ekranit, 16 vjet pa Serafin Fankon, Felinin e teatrit shqiptar…

4 hours ago
Kryebashkiaku Beci takohet me disa nga gjyshërit dhe gjyshet e Shtëpisë së të Moshuarve, dhurata e veçantë…
  • Aktualitet

Kryebashkiaku Beci takohet me disa nga gjyshërit dhe gjyshet e Shtëpisë së të Moshuarve, dhurata e veçantë…

4 hours ago
NGA NDOC ASHTA – Ndjehem me turp për brezin tim…sepse kapitulloi politikisht…
  • Analizë

NGA NDOC ASHTA – Ndjehem me turp për brezin tim…sepse kapitulloi politikisht…

6 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.