Ceremonia e betimit të Presidentit Ilir Meta ka shkaktuar shumë të qeshura e skena që mund t’ju kenë shpëtuar pa i parë.
Në momentin që Meta dhe Nishani gjendeshin brenda në presidencë, figura të njohura të politikës shqiptare nuk i kanë kursyer të qeshurat.
Rama kthehej shpeshherë nga Berisha duke bërë që ky i fundit sëbashku me ish-Presidentin Alfred Moisiu dhe Ministrin e Energjitikës Damian Gjiknuri të shkriheshin së qeshuri.
I vetmuar në një cep duket lideri i rizgjedhur i PD, Lulzim Basha të cilin e përshëndeti vetëm Monika pasi kishte disa minuta që bënte fresk nga vapa. Me sa duket Basha kishte vendosur të mos i bashkohej turmës së ”karagjozëve”.