Skip to content
22 January, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

Jemin Gjana sulmon Topallin, Patozin, Mustafajn dhe Imamin

ShkodraWeb 25 July, 2017
Kryetari i Komisionit të Zgjedhjeve në PD, ish-ministër i Berishes, Jemin Gjana shpërthen ndaj grupit të cilësuar kundër Bashës në Partinë Demokratike. I ftuar në emisionin “Debati në Channel One” Gjana e cilëson të pamoralshme thirrjen që kanë bërë Jozefina Topalli, Besnik Mustafaj, Astrit Patozi, Arben Imami dhe të tjerë në zgjedhjet e 25 qershorit për të mos votuar PD-në por edhe për të bojkotuar zgjedhjet për kryetarin e PD më 22 korrik. Kryetari i Komisionit Qendor Elektroral për Zgjedhjet në Partinë Demorkatike, dhe një themeluesit e kësaj partie, ish-nënkryetar i PD, ish-kryetar i grupit parlamentar dhe pesë herë deputet tha: “Ajo që kanë pështyrë ndaj PD-së, një ditë do tu kthehet në fytyrë”.
Gjana vlerësoi momentin kur Sali Berisha votoi të shtunën dhe bëri një deklaratë duke e cilësuar procesin statutor dhe për ata ka qënë një mesazh shumë i qartë që ata duhet ti thërrsnin mendjes se këto zgjedhje nuk ishte një farsë. Gjana e cilësoi procesin për zgjedhjen për kryetar tejet të rregullt por bëri një analizë për secilin ndaj kundërshtarëve të Bashës që sipas tij të vetmin problem që kanë është se nuk ishin pjesë e listës për deputetë. Sipas Gjanës, askush nuk i mbajti Mustafajn, Topallin, Patozin dhe Bregun të vinin të bëheshin pjesë e garës.
Për Besnik Mustafajn:
“A e dini ju që Besnik Mustafaj nuk është anëtar i Partisë Demokratike. Unë nuk e kuptoj se si një njeri që nuk ka teseren e kësaj partie, nuk e ka emrin në asnjë dokument anëtarësie të saj deklaron se nuk do votojë në zgjedhjet për kryetar. Në të gjithë karrierën e tij politike Mustafaj më rezulton se nuk ka plotësuar asnjë formular. Më kujtohet se në vitin 1998 kur Mustafaj erdhi nga Franca ku ishte ambasador, Berisha i propozoi të ishte sekretar për Marrëdhëniet me Jashtë në PD, por kjo duhej të votohej në Këshillin Kombëtar përmes një rregulli që minimumi ai duhej të ishte anëtar i PD-së. Pasi ia thamë këtë, Mustafaj kundërshtori dhe nuk pranoi të ishte anëtar i PD-së dhe të merrte teseren. Atëherë për këtë arsye ne u detyruam të bëjmë një ndryshim në statutin e Partisë Demokratike që sekretarin për Marrëdhëniet me Jashtë ta emëronte vetë kryetari, pra zoti Berisha dhe nuk ishte e nevojshme që ai të ishte anëtar i PD”.
Për Jozefina Topallin
“Mua më vjen keq që zonja Topalli deklaron që gjatë zgjedhjeve për kryetarin e PD-së më 22 korrik janë mbushur kutitë e votimit. Për cilat kuti e ka zonja fjalën? Kush i mbushi kutitë? Tashmë zonja ka shpërthyer kundër PD dhe zotit Basha. Për çfarë? Sepse Topalli nuk është në listën për deputete. Por kështu e ka politika. Nuk do jesh përjetësisht deputete. Por zonja Topalli nuk e kupton kështu këtë. Përse? Për disa merita që zonja Topalli mendon se ka? Por edhe unë kam merita dhe nuk e mendoj kurrë të bëj si ajo. Ka qenë e persekutuar? Edhe unë kam qenë i persekutuar. Ka qenë shumë mirë me mësime? Edhe unë kam qenë shumë mirë me mësime. Ka kontribute në PD? Edhe unë kam shumë kontribute, madje më shumë se zonja Topalli që u bë deputete në 1996. Unë mendoj se nuk është argument kjo. Në qoftëse nuk jemi mirë në një moment, duhet t’i kthehemi me gur shtëpisë sonë? Apo të themi si francezët rraftë qameti në këtë vend pasi të iki unë?
Për Arben Imamin
“Unë e vlerësoj Imamin si një nga themeluesit e PD. Por të gjithë i dimë marrëdhëniet e tij me zonjën Topalli dhe të tjerë. Gjatë qeverisjes së PD-së unë rastësisht isha në zyrën e kryeministri Berisha për çështje pune dhe befas hynë në zyrë zonja Topalli tepër e nxehur dhe i kërkonte Berishës se si kishte mundësi që ai kishte marrë si këshilltar Arben Imamin. Çfarë nuk tha Topalli, dhe më kujtohet që Berisha nuk foli fare. Atëherë çfarë i bashkon këta njerëz”?
Për Astrit Patozin
“Në vitin 2013 zoti Patozi ishte nënkryetar i PD-së dhe kryetar i grupit parlamentar. Po si u hartuan listat për zgjedhjet parlamentare në atë kohë? Përse nuk u vendos në listë Jemin Gjana? Ka patur diskutime por asnjë nuk u votua në kryesi. Atëherë unë me të drejtë them përse një gabim që e ka bërë vetë nuk quhet dhe tani që listat i bëri Lulzim Basha u cilësoka skandal? Nuk mund të ketë dy standarte për të njëjtën çështje. Përse zoti Patozi nuk foli për hartimin e atyre listave. Edhe unë nuk isha në listë. Natyrisht nuk u lumturova. Por ama bëra fushatë, shkova në Kamëz, Paskuqan, Shkodër dhe Pogradec. Isha I bindur që kjo ishte më e mira. i kemi dhënë PD-së por më shumë na ka dhënë ajo ne”.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: Arrestohen “skifteret” shqiptare, jane 3 te rinj bashkemoshatare
Artikull pasardhës: Birra ne vere jo per tu freskuar por edhe…per te marre ngjyre ne plazh

TË FUNDIT

balluku belinda 2026

Pezullimi i Ballukut, Qeveria dhe GJKKO përballen sot në Kushtetuese, Rama kërkoi zgjidhjen e konfliktit të kompetencave

ShkodraWeb 22 January, 2026 0
pd perditesim lista 2026

DOKUMENTI – PD nis përditësimin e listave të anëtarësisë, sekretari Flamur Noka nxjerr udhëzimin…

ShkodraWeb 20 January, 2026 0
zgjedhje pd shkoder 2026

EMRAT – Zbulohen disa nga kandidaturat kryesore të propozuara nga baza për kryetar të PD Shkodër…

ShkodraWeb 19 January, 2026 0

TË FUNDIT

  • PERSONAZH – 12 vite nga largimi fizik i “babait” të humorit të shkruar shqiptar, Paulin Selimi… 22 January, 2026
  • Pezullimi i Ballukut, Qeveria dhe GJKKO përballen sot në Kushtetuese, Rama kërkoi zgjidhjen e konfliktit të kompetencave 22 January, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 22 janar 2026… 22 January, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e enjte, 22 janar 2026… 22 January, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 22 janar 2026… 22 January, 2026
  • NGA ROZAFA SHPUZA – Shpërbamja e konceptit të individit në qytetin tem të dashtun… 21 January, 2026
  • PËRVJETOR – Ibrahim Rugova, një nga shqiptarët më të shquar të historisë tonë, do të shuhej fizikisht… 21 January, 2026
  • VIDEO – Ndërtoi një muze unik në llojin e tij, nderohet me certifikatë “Mirënjohje” Ndoc Shaben… 21 January, 2026
  • “Keni marrë gjobë”, Drejtoria e Krimit Kibernetik paralajmëron: Kujdes nga faqet mashtruese që imitojnë Policinë e Shtetit 21 January, 2026
  • “Isha i dehur”, vrau me çekiç 57- vjeçarin pas fërkimit të makinave, shpreh pendesë 28- vjeçari… 21 January, 2026
  • Mbërrin në Shqipëri Jared Kushner, dhëndri i presidentit Trump shoqërohet nga bashkëshortja Ivanka 21 January, 2026
  • E RËNDË – Humb jetën në banesë 53- vjeçari nga lagjja “Guerrile” në Shkodër, detajet e para nga policia 21 January, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

paulin selimi foto

PERSONAZH – 12 vite nga largimi fizik i “babait” të humorit të shkruar shqiptar, Paulin Selimi…

ShkodraWeb 22 January, 2026 0
balluku belinda 2026

Pezullimi i Ballukut, Qeveria dhe GJKKO përballen sot në Kushtetuese, Rama kërkoi zgjidhjen e konfliktit të kompetencave

ShkodraWeb 22 January, 2026 0
shtypi dites 2025

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 22 janar 2026…

ShkodraWeb 22 January, 2026 0
horoskopi 2025

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e enjte, 22 janar 2026…

ShkodraWeb 22 January, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.