Iniciativa e Mini Shengenit nuk është oxhak për të shkuarën por nisëm për të ardhmen. Kështu e ka quajtur kryeministri Edi Rama takimin e 3 rajonal për Ballkanin Perëndimor në të cilin mungonte Kosova. Kësaj të fundit dhe liderëve kosovarë që kishin refuzuar pjesëmarrjen me arsyetimin se nuk pranojnë Serbinë e cila nuk i ka njohur ende si shtet, Rama i ka bërë thirrje të mos vetëpërjashtohen.
Me tone të forta dhe i prerë ka qenë presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç teksa ka folur në takimin e sotëm me liderët e Ballkanit Perëndimor, për atë që do të përfitojnë popujt tanë nga bashkëpunimi në fjalë. Në përgjigjë të pyetjes se cfarë do të përfitojnë qytetarët tanë nga bashkëpunimi, Vucic ka theksuar pa doreza se vendet nuk mund të mbijetojnë pa këtë bashkëpunim.
Ka pranuar se eshte zemeruar me “mikun e tij Edin”, qe duket, sipas tij, se po mbrohet per gjithe sa po behet mes vendeve, si dhe ka deklaruar se ai si president i Serbise po ben punen e vet, nderkohe qe BE-ja ndjek politiken e vet te zgjerimit.