
Partia Demokratike e Shkodrës ka tashmë një kryetar të ri. Ai është Gjenarin Kapcari, i cili sot fitoi garën përballë tre rivalëve për këtë post. Në fund të numërimit, Kapcari ka rezultuar fitues me rreth 160 vota mbi kandidatin e dytë Arben Lushaj.
Pas përfundimit të numërimit dhe zyrtarizimit të fitores, Kapcari ka dhënë një intervistë për mediat, të cilat gjatë gjithë ditës kanë patur një interes mjaft të madh për të ndjekur procesin.
Kapcari ka falenderuar demokratët për mbështetjen, të cilëve ia ka dedikuar edhe fitoren e ditës së sotme. Ai ka thënë se “që me pranimin e kandidimit, qëllimi im ka qenë bashkimi i PD”,
“Kemi shumë punë, duke nisur nga nesër”, ka vijuar kryedemokrati i zgjedhur. Ndërsa është ngacmuar nga gazetarët për qënien e dy kryetarëve në PD Shkodër, Kapcari dhe Amuli, fituesi i sotëm ka thënë se “sot të festojmë fitoren tonë, nga nesër do nisin të zgjidhim edhe këtë çeshtje”.