
Ish-nenkryetarja e Partise Demokratike, Jozefina Topalli do te rikthehet serish ne parti. Lajmi eshte i bere i ditur nga ish-kryeministri Sali Berisha ne emisionin ‘Te paekspozuarit’. Berisha tha se Topalli do te jete anetare e Keshillit Kombetar.
Ylli Rakipi: Marrim Jozefina Topallin. Ajo i ka thene gjerat doktor edhe para jush, se ju tani po i thoni. Pse nuk eshte Jozefina ne PD? Perse nuk po i riktheni keta qe largoi padrejtesisht Lulzim Basha?
Sali Berisha: Ajo do te rikthehet ne PD, do te jete anetare e Keshillit Kombetar. Per hapjen, dy do te jene drejtimet. Se pari, rikthimi i te gjithe vlerave ne PD. Se dyti, afrimi me PD, i dhjetera, qindra, specialisteve, eksperteve, intelektualeve, te formuar, ne Shqiperi dhe jashte. Nese pate KOP-in ne 2005, ju garantoj se ai do te tejkalohet shume here. Po punohet intensivisht ne kete drejtim.
Pas kesaj deklarate nga ana e ish kryeministrit Berisha ka ardhur dhe reagimi i zonjes Topalli. Ne nje interviste perballe gazetares Mirela Milori, ish-kryetarja e Parlamentit Jozefina Topalli ka kujtuar nje fraze te saj te thene me heret qe “kur te ike Lulzim Basha, do te kthehet ne PD”, gje qe e ka konfirmuar dhe ne “MiloriLive”. Topalli po ashtu, u shpreh se nuk ka ambicie per te qene kryetare e kesaj partie, pasi sipas saj PD-ja e ka treguar se eshte e ish-Kryeministrit te vendit, Sali Berishes.
Mirela Milori: Ju do t’i bashkoheshit situates se PD-se qe eshte tani meqenese moret nje ftese nga Berisha? Ju keni gjithe autoritetin tuaj dhe nuk ka force qe ju ndal.
Jozefina Topalli: Une kam thene se kur te ike Lulzim Basha, une do te kthehem ne PD. Shumica kane ardhur tek ato kauza qe une kam ngritur gjate viteve. Une do te deshiroja qe te mbeshtesja nje proces te sinqerte dhe te vertete me kushtin qe te gjithe ata qe kane mbeshtetur Lulzim Bashen gjate kesaj periudhe te tregojne qe distancohen nga politika e klientelizmit me vepra. Une besoj ne bashkime vlerash, nese kjo do behet, une do te jem e perfshire.
Mirela Milori: Do te thote se do te ktheheni ne PD?
Jozefina Topalli: Une nuk jam larguar kurre nga Partia Demokratike. Une jam aty ku kam qene gjithmone. Jane te tjeret qe po afrohen tek une.
Mirela Milori: Do te mbeshtesnit Berishen per kryetar te PD-se?
Jozefina Topalli: Une do te mbeshtes mekanizimin e votes qe eshte i vetmi instrument qe te jep legjitimitet.
Mirela Milori: A keni ambicie per te qene kryetare e Partise Demokratike?
Jozefina Topalli: Jo, e prere jo! Nuk kam ambicie per te qene kryetare e PD, kjo eshte parti qe ka treguar se eshte e Sali Berishes. Te thuash te kunderten eshte si te genj’esh veten. Me pelqen apo nuk me pelqen, ky eshte realiteti.
Për bashkëpunime, publikime reklamash, njoftimesh në ShkodraWeb, mund të shkruani në SMS, Whatsapp, Viber +355 67 300 20 70 ose mail: info@shkodraweb.com në çdo kohë!