Skip to content
7 February, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

VIDEO/ Prangosen 3 te rinj antare te bandes se “skiftereve” lacjane qe grabisnin makina (emrat)

ShkodraWeb 12 October, 2017
skifterat lacjaneTR

Drejtoria Vendore e Policise Tirane njofton: “Policia e Tiranës ka bërë të mundur finalizimin e operacionit “Riprogramuesit”, në kuadër të të cilit kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasve:

-Leonard Isufi, 28 vjeç, banues në Laç

-Izmir Celmeta, 25 vjeç, banues në Laç

-Gazmir Seli, 33 vjeç, banues në Laç

Rreth orës 01:00, të datës 11.10.2017, Shërbimet e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr 3, në vendin e njohur si “Foto Janku”, kanë konstatuar në flagrancë shtetasit I. Ç dhe L.I, duke tentuar të vjedhin me thyerje, automjetin e markës BMW seria 3, në pronësi të shtetasit A. K.

Gjatë kontrollit fizik në momentin e kapjes nga shërbimet e Policisë, këtyre shtetasve iu është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

• Një kaçavidë.
• Një sharrë hekuri.
• Një pult automjeti e markës BMW.
• Një aparat elektronik “EDILOCK” (i cili dyshohet se shërben për çkodimin e çelësit të kuadrit të automjeteve).
• Nje çip elektronik çkodimi.
• Dy aparate telefonik

Nga veprimet hetimore është mësuar se këta dy shtetas pasi bënin hapjen e automjeteve, përdornin aparatin elektronik “EDILOCK” për të bërë kodimin e një çelësi universal me qëllim arritjen e ndezjes së automjetit.

Gjithashtu gjatë kontrollit të banesës së shtetasve I. Ç dhe G. S (vëllezër), janë gjetur edhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:
• Nje armë automatike e modelit 56, me një krehër dhe 20 fishekë
• Një armë gjahu teke marka Ruse.
• Një pistoletë e markës “EKOL Firat Magnum”
• Katër targa automjetesh të lëshuara nga Republika e Shqipërisë
• Një targë automjeti e lëshuar nga Shteti Gjerman
• Një sharrë dore me bisht druri me lamë prerëse hekuri
• Dy aparate elektronike multimetër
• Një aparature elektronike me shënimin “Tone Generator”
• Pesë HHD me kapacitete të ndryshme matëse
• Një autoradio
• Dy automjete të markës Mercedes Benz
• Një automjete i markës BMW
• Një sasi prej 3000 mijë Euro dhe 76 000 Lekë

Shtetasit e sipërpërmendur dyshohen të jenë autorë të ngjarjeve të ndryshme të ndodhura në vende dhe kohë të ndryshme në juridiksionin e qytetit të Tiranës dhe të Durrësit, si më poshtë vijojnë:

Në juridiksionin e Komisariatit të Policisë Nr 3:

• Më datë 08.01.2017, në rrugën “Shkodra”, kanë vjedhur automjetin e markës BMW X6, në pronësi të shtetasit E. H.

• Më datë 14.06.2017, në rrugën “Kastriotët”, kanë vjedhur automjetin e markës Mercedes Benz, në pronësi të shtetasit Xh. Z.

• Më datë 15.07.2017, në rrugën “Pandi Dardha”, kanë vjedhur automjetin e markës BMW X5, në pronësi të shtetasit R. Z.

• Më datë 28.07.2017, në rrugën “Turan Pash Përmeti”, kanë vjedhur automjetin e markës Mercedes Benz, në pronësi të shtetasit Xh. H.

• Më datë 02.09.2017, në rrugën “Allaman Dervishi”, kanë vjedhur automjetin e markës BMW, në pronësi të shtetasit R. P.

• Më datë 09.09.2017, në rrugën “Allaman Dervishi”, kanë vjedhur automjetin e markës Mercedes Benz, në pronësi të shtetasit A.Z.

• Më datë 12.09.2017, në rrugën “Marubi”, kanë vjedhur automjetin e markës BMW, në pronësi të shtetasit T. F.

• Më datë 20.09.2017, në rrugën “Mine Peza”, kanë vjedhur automjetin e markës Mercedes Benz, në pronësi të shtetasit B. P.

Në juridiksionin e Komisariatit të Policisë Nr 6:

• Më datë 28.04.2017, në rrugën “Stefan Shundi”, kanë vjedhur automjetin e markës, në pronësi të shtetasit G. G.

Në juridiksionin e Komisariatit të Policisë Kavajë;

• Më datë 10.07.2017, në plazh Golem, kanë vjedhur automjetin e markës BMW X5, në pronësi të shtetasit S. B.

• Më datë 13.07.2017, në plazh Golem, kanë vjedhur dy automjete të markës BM X5, në pronësi të shtetasve K. Sh. dhe T. K.

Në juridiksionin e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës;

• Më datë 13.08.2017, në Shkallnur Durrës , kanë vjedhur automjetin e markës BMW, në pronësi të shtetasit R. K.

• Më datë 13.08.2017, në lagjen 13, kanë vjedhur automjetin e markës BMW, në pronësi të shtetasit F. Ç.

Vazhdon puna për grumbullimin e provave dhe fakteve ligjore për dokumentimin e veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve.

Materialet proceduriale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në ngarkim të shtetasve të sipërpërmedur për veprat penale “Vjedhja në bashkëpunim”, “Vjedhja e mbetur në tentative” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municioneve”. /ShkodraWeb/

https://www.facebook.com/1502420603377639/videos/2045886219031072/

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: Nderprerja e Kuvendit, Berisha: Ministri i fundit i diktatures u mohon fjalen deputeteve
Artikull pasardhës: VIDEO/ Gjakmarrja “ben ligjin” ne Veri? Do ndryshoni mendim pasi te shihni kete video

TË FUNDIT

dinamo vllaznia 2026

VIDEO – Vllaznia e dyta, vetëm 2 pikë larg Egnatias kryesuese, kuqeblutë mundin Dinamon në Tiranë…

ShkodraWeb 19 January, 2026 0
altinnnn ndoci 2026

Arrestohet drejtori i shkarkuar i burgut që iu arratis i burgosuri, masë sigurie edhe për doktoreshën…

ShkodraWeb 16 January, 2026 0
martini ekipi pogradeci 2026

VIDEO – Vllaznia vuan me Pogradecin, kualifikimin në Kupë ia jep mbrojtësi Gjini në minutat e fundit…

ShkodraWeb 10 January, 2026 0

TË FUNDIT

  • Lajme të mira për rekordmenin e Kombëtares kuqezi, Elseid Hysa merr konfirmimin për 5 muajt e mbetur… 7 February, 2026
  • Shkelqen xhudistja shqiptare, vetëm 27 sekonda për të hedhur në tapet rivalen e fituar medaljen e artë 7 February, 2026
  • VIDEO – Gjendet trupi i pajetë i 30- vjeçarit, u deshën 29 ditë kërkime me mbështetje edhe nga Kosova… 7 February, 2026
  • MINUTA E FUNDIT – Tentoi të grabisë një filal të Postës dhe një market, arrestohet 24- vjeçari nga Shkodra 7 February, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e shtunë, 7 shkurt 2026… 7 February, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e shtunë, 7 shkurt 2026… 7 February, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e shtunë, 7 shkurt 2026… 7 February, 2026
  • Tentoi grabitjen e një filali të Postës Shqiptare dhe një marketi brenda 15- minutave, akoma në kërkim në Shkodër… 6 February, 2026
  • I PLOTË – Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e Ramës, zbardhet vendimi për pezullimin e Ballukut… 6 February, 2026
  • VIDEO – Vllaznia vijon marshimin, kalon edhe Vorën, kuqeblutë presin të qetë ndeshjet e tjera të ndjekësve… 6 February, 2026
  • Qeveria emëron Kryeinspektor i Përgjithshëm ish- deputetin e PD, paraardhësi emërohet prefekt… 6 February, 2026
  • FOTO+EMRI – Arrestohet 19 vjeçari nga Shkodra, iu gjetën në banesë 164 mijë euro të dyshuara false dhe municion 6 February, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

elseid hysa lazio

Lajme të mira për rekordmenin e Kombëtares kuqezi, Elseid Hysa merr konfirmimin për 5 muajt e mbetur…

ShkodraWeb 7 February, 2026 0
distria krasniqi 2026

Shkelqen xhudistja shqiptare, vetëm 27 sekonda për të hedhur në tapet rivalen e fituar medaljen e artë

ShkodraWeb 7 February, 2026 0
jurgen karaj gjetja 2026

VIDEO – Gjendet trupi i pajetë i 30- vjeçarit, u deshën 29 ditë kërkime me mbështetje edhe nga Kosova…

ShkodraWeb 7 February, 2026 0
minuta e fundit

MINUTA E FUNDIT – Tentoi të grabisë një filal të Postës dhe një market, arrestohet 24- vjeçari nga Shkodra

ShkodraWeb 7 February, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.