Në zbatim të Planit të Masave të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, për ushtrimin e kontrolleve të befasishme në qendrat urbane dhe akset rrugore nacionale dhe ato kryesore rurale, me qëllim kapjen e personave në kërkim, atyre që qarkullojnë me armë zjarri e lëndë narkotike, përgjatë orëve të vona të mbrëmjses së djeshme dhe orëve të para të mëngjesit të sotëm, në të gjitha qarqet e vendit, u organizuan kontrolle në lëvizje, ku u pëfshinë focat operacionale të DVP-ve , Shqiponjat dhe FNSH-të.
Gjatë operacionit në Shkodër, Forcat e Posaçme “Shqiponja” dhe ato Operacionale të Shkodrës, me mbështetjen e FNSH-së, kapën dhe vunë në pranga shtetasin:
– Saed Muça, 33 vjeç, banues në Shkodër, i cili qarkullonte me armë zjarri pistoletë dhe municon luftarak, në automjet.
Gjithashtu, gjatë kontrolleve të befasishme në të gjithë vendin, janë shoqëruar dhjetëra persona me precedentë kriminal për verifikim.