Dy autobusë të linjës urbane në Tiranë janë përplasur me njëri-tjetrin pranë pallatit të sportit “Asllan Rusi” në Tiranë.
Shkak i përplasjes është bërë një automjet tip “Fuoristradë” ë cila i preu rrugën shoferit të autobusit të Tiranës së Re dhe pasi frenoi goditi autobusin e linjës së Yzberishtit i cili ndodhej pas tij.
Nga raportimet për JOQ bëhet e ditur se kanë mbetur të plagosur lehtë 3 persona që udhëtonin në autobusin e Unazës së Re. Pasqyra e parme e autobusit të Yzberishtit hyri në pjesën e pasme të autobusit të Unazës së re duke goditur pas koke një zonjë e cila mbeti e gjakosur në kokë dhe krahë.
Dy personat e tjerë morën plagë në qafë dhe krahë nga krisja e xhamit.
Dëshmitarët thonë që të plagosurit u larguan vetë për në spital. Ndërkohë që ambulanca dhe policia u gjetën në vendngjarje 10 minuta pas aksidentit.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
Ju mirëpresim!