Drejtoria Vendore e Policise Kavaje njofton: Më datë 23.07.2017, në fshatin Ardhishtë, Shijak, pranë banesës së saj është gjetur e djegur në trup shtetësia Xh.S. 64 vjeçe. Nga veprimet e para hetimore rezulton se kjo shtetase ka qenë e vetme në banesë dhe duke djegur disa mbeturina jashtë banesës, zjarri ka marrë përmasa të mëdha, ku është djegur dhe ka humbur jetën. Shkakun e saktë të vdekjes do ta përcaktojë Akti i Ekspertimit. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësore Durrës për ngjarje aksidentale.