Skip to content
18 April, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

Edi Rama i ve afat edhe drejtorit te ALUIZNIT Shkoder…

ShkodraWeb 24 July, 2017
Pas rastit të Beratit, ku një e moshuar gjeti zgjidhje për problemin e saj për shkak të të cilit endej nga zyra në zyrë, është rritur numri i qytetarëve që i ankohen kryeministrit Rama. Në dëgjesën që kryeministri Rama ka zhvilluar paraditen e sotme me banorët e Shkodrës, disa prej tyre kanë ngritur shqetësimet që kanë me procesin e legalizimeve.
Fill pas ankesës së një qytetari për problemin që kishte me legalizimin e një kati të godinës në pronësi të tij, (kat i ndërtuar pa leje), kryeministri Rama e ka thirrur direkt për sqarim kreun e ALUZNI-t në Shkodër.
Pasi e ka dëgjuar qëndrimin e këtij të fundit, kryeministri Rama i ka kërkuar që ta zgjidhë problemin deri nesër në orën 16:00.
“Rastin e Maxhit Alibalit e njoh. Ai ka bërë një kat tjetër përveç asaj që ka bërë me leje. Problemi është se leja është e certifikuar, dhe në momentin që është marrë kjo leje nuk është kompetenca jonë të ndërhyjmë. Duke qenë në këto kushte, pra e certifikuar nga zyra e Legalizimit, ne nuk mund të ndërhyjmë, kjo i kalon për kompetencë rrugës gjyqësore. Ne përgjigje zyrtare i kemi kthyer qytetarit”, sqaroi kreu i ALUIZNI-t në Shkodër.
“Nga pikëpamja ligjore ka të drejtë, nuk mund të veproje mbi një pronë të regjistruar. Duhet të uleni të tre bashkë me drejtorin e Hipotekës, bëni një rishikim të letrave dhe mos e torturoni qytetari”, tha kryeministri.
Por fill pas kësaj ka filluar të ndërhyje qytetari, duke mos e lejuar kryeministrit të mbarojë fjalën e tij.
“Je kundër kësaj që po them unë tani? Ke ngrënë kolpo? Hiqjani mikrofonin se nuk ndalon”, tha kryeministri.
“Dëgjo drejtor, do t’ia zgjidhni këtë punë nesër. Nesër në ora 4 do më çosh mesazh, u zgjidh problemi”, tha kryeministri./BALKANWEB/
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: Zbulohet letra e lamtumires, arsyet pse u vetevra ish- portieri i Vllaznise
Artikull pasardhës: Shkodrania i pergjerohet Rames: Me ndihmo te zbardh vrasjen e djalit tim te vetem…

TË FUNDIT

policia naten shkoder

Shpallet në kërkim një 23- vjeçar nga Shkodra, një shtetase 38- vjeçare e akuzon se e ka kanosur…

ShkodraWeb 18 April, 2026 0
urgjenca spitali rajonal shkoder 2026

Humb jetën në Spitalin Rajonal të Shkodrës egjiptiani 35- vjeçar, policia jep detajet e para për rastin…

ShkodraWeb 18 April, 2026 0
harris murana

NGA HARRIS MURANA – PD e heronjëve të stisur dhe heronjtë e mi!

ShkodraWeb 18 April, 2026 0

TË FUNDIT

  • Shpallet në kërkim një 23- vjeçar nga Shkodra, një shtetase 38- vjeçare e akuzon se e ka kanosur… 18 April, 2026
  • Humb jetën në Spitalin Rajonal të Shkodrës egjiptiani 35- vjeçar, policia jep detajet e para për rastin… 18 April, 2026
  • NGA HARRIS MURANA – PD e heronjëve të stisur dhe heronjtë e mi! 18 April, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e shtunë, 18 prill 2026… 18 April, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e shtunë, 18 prill 2026… 18 April, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e shtunë, 18 prill 2026… 18 April, 2026
  • OPINION – Për Elisën… 17 April, 2026
  • EMRAT – Dy viktima dhe 5 të plagosur rëndë, aksident fatal në Rrugën e Kombit, përplasen 2 automjete 17 April, 2026
  • Protesta e opozitës para Kryeministrisë, në gatishmëri 1500 efektivë policie, me në krye drejtorin Hita 17 April, 2026
  • “Nuk zbatoi vendimin e gjykatës”, GJKKO merr vendimin për ish- kryebashkiakun e Shkodrës Bardh Spahia 17 April, 2026
  • VIDEO – Arrestohen në Tiranë dy të rinj nga Shkodra, njëri prej tyre qarkullonte me pistoletë pa leje 17 April, 2026
  • “Po më këshillojnë të hesht…”, reagon sërish Elisa Spiropali: Nuk kam frikë nga sulmet, s’kam asgjë për të fshehur 17 April, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

policia naten shkoder

Shpallet në kërkim një 23- vjeçar nga Shkodra, një shtetase 38- vjeçare e akuzon se e ka kanosur…

ShkodraWeb 18 April, 2026 0
urgjenca spitali rajonal shkoder 2026

Humb jetën në Spitalin Rajonal të Shkodrës egjiptiani 35- vjeçar, policia jep detajet e para për rastin…

ShkodraWeb 18 April, 2026 0
harris murana

NGA HARRIS MURANA – PD e heronjëve të stisur dhe heronjtë e mi!

ShkodraWeb 18 April, 2026 0
shtypi ditor

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e shtunë, 18 prill 2026…

ShkodraWeb 18 April, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.