VIDEO – “Përgjegjësi e paushtruar në kohën e duhur nga qeveria shqiptare”, Presidenti Meta kërkon falje për “Kakavijën”

Situatën e krijuar për 4 ditë me radhë në kufirin e Kakavijës Presidenti Ilir Meta e ka quajtur të pafalshme e të papranueshme dhe sipas tij është vetëm papërgjegjshmëri e qeverisë. Ishte tërësisht e parandalueshme kjo situatë, tha Presidenti Meta në një konferencë për mediat këtë të hënë.


“Ditët e fundit jeni tronditur nga situata e jashtezakonshme humanitare në Kakavijë, ku mijëra emigrantë e shtetas shqiptarë, fëmijë e të moshaur i lanë të braktisur e në kushte tejet të vështira.

Kam qenë e mbetem bashkëpunues me qeverinë për tu bërë pjesë e sensibilizimit e duke apeluar mbi përgjegjshmerine që secili duhet të marrë pët të kapërcyer se bashku e me sa më pak kosto situatën e pandemisë.

Situata në Kakavijë ka të bëjë vetëm me përgjegjësitë e paushtruara në kohën e duhur nga qeveria shqiptare ndaj shtetasve të saj. Si shpesh herë, qeveria gjen justifikime duke drejtuar gishtin nga ana tjetër e kufirit. Ndërkohë që është përgjegjesia e saj parësore te merret me shendetin e shtetasve te saj.

Përgjegjësia është vetëm mbi qeverinë shqiptare, radhë ka pasur dhe në situata Normale në këtë kohë dhee Kakavija mban ngarkesë jo normale e muaji gusht mbetet tepër i ngarkuar aq më tepër në kushtet e sivjetshme. që të parandalohej ajo që tronditi të gjithë. Radhët e gjata janë të pajustifikuara nga autoritetet tona, një qeveri e pergjegjshme nuk reagon pas krijimit të situatave, por parandalon. Askush nga institucionet nuk i njoftoi qytetarët, qeveria për më tepër fajësoi dhe vetë qytetarët për krijimin e radhëve të gjata”.

Mbështet Shkodraweb Media në misionin e vet! FALEMINDERIT!

Teksa kërkoi falje ne emer te shtetit shqiptar ndaj te gjithe qytetareve shqiptare qe ishin pjese e situates se krizes ne kufi, sipas kreut te shtetit, strukturat kryesore duhet te ndjekin me perparesi levizjen e shtetasve tane.

“Kerkoj ndjese ne emer te shtetit shqiptar per te gjithe qytetaret qe per dite te tera kaluan momente teper te veshtira ne pikat e kalimit kufitar me Greqine.

Jemi vend rekord për emigrantët ndaj të gjithë, e në mënyrë të vecantë kryeministri, ministrat e linjës, dhe strukturat kryesore duhet të ndjekin me përparësi lëvizjen e shtetasve tanë, të freskojnë informacionin për lëvizjen jashtë kufijve dhe të sigurojë tampon falas për emigrantët, një tampon prej 120 eurosh është i papërballueshëm, të subvencionojë tamponët dhe të marrë masat që situata të mos përsëritet në asnjë pikë të kalimit të kufirit”.


REKLAMAT NË KËTË FAQE, JANË I VETMI BURIM PËR TË GARANTUAR PAVARËSINË, PAANËSINË DHE PROFESIONALIZMIN E KËSAJ MEDIA. NËSE KENI MIRËSINË NË KËTO REKLAMA, JU NA JEPNI NJË MBËSHTETJE TË ÇMUAR! FALEMINDERIT!

Fibank Albania