Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur Presidentit Ilir Meta, pasi ky i fundit e akuzoi drejtpërdrejt qeverinë si përgjegjëse për situatën e krijuar në Kakavijë. Në një postim në rrjetet sociale, Rama thotë se kriza e krijuar me emigrantët shqiptarë në kufirin grek, është “një sebep i rradhës për avazin e vjetër të një Presidenti që abúzón me institucionin e lartë, për qëllimet e ulëta të Lëvizjes së tij të Çintegruar politike”.
Reagim i kryeministrit Edi Rama
Fájësimi qeverisë për situatën në Kakavi, thjesht një sebep i rradhës për avazin e vjetër të një Presidenti që abùzón me institucionin e lartë, për qëllimet e ulëta të Lëvizjes së tij të Çintegruar politike! Ndërsa argumentat për fàjësimin pastaj pfff..parodi tipike alla Baba Xhike