
Në Bashkinë e Shkodrës punohet çdo ditë pa ndërprerje për pastrimin e kanalave kulluese. Aktualisht po punohet në fshatin Trush një Njësinë Berdicë. Është një zonë ky ndërhyrja ka qenë e domosdoshme dhe ku nuk ishte punuar prej 30 vitesh.
Në Bërdicë janë pastruar 4.500 metër linear, dhe në total do të pastrohen 28.000 metër linear kanale kulluese të dyta dhe të treta.
Përveç se një ndihmë direkt për kultivimin e produkteve të fermerëve të zonës, pastrimi i kanaleve kulluese i paraprin edhe çdo situate të mundshme të përmbytjeve. Vënia në eficencë të plotë të rrjetit kullues, ndihmon në evadimin e shpejtë të ujit në rast përmbytjesh.
Deri tani, në territorin e Bashkisë së Shkodrës, janë pastruar më shumë se 113.000 metër linear kanale kulluese, punë që do të vazhdojë pandërprerje në zbatim të planit për vitin 2020.